Ka rinisur mëngjesin e sotëm zjarri në Çërrilë të Mallakastrës, pasi vatra e zjarrit, e cila u shfaq pasditen e djeshme në një pyll me pisha, vijon të jetë aktive.
Flakët janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të gjerë, ndërsa zjarri ndodhet larg zonave të banuara.
Operacioni për shuarjen e flakëve ka rinisur që në orët e mëngjesit, me ndërhyrjen e forcave në terren për neutralizimin e vatrës.
Në operacion po marrin pjesë 13 efektivë zjarrfikës të Mallakastrës dhe 30 efektivë të Forcave të Armatosura.
© SYRI.net