EMRI/ Shkaktoi aksidentin me vdekje në Angli, ky është shqiptari i shpallur në kërkim!

9 Shtator 2026, 11:15Kronika TEMA
EMRI/ Shkaktoi aksidentin me vdekje në Angli, ky është shqiptari

Policia e West Midlands në Britani ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e 45-vjeçarit shqiptar Fitim Leshi, i dyshuar për përfshirje në një aksident fatal në Birmingham.

Sipas policisë, Leshi, banues në Birmingham, është i kërkuar për t’u marrë në pyetje në lidhje me një aksident ku një person humbi jetën.

Rasti po hetohet si “arratisje”, pasi drejtuesi i automjetit dyshohet se është larguar nga vendngjarja pas përplasjes.

Autoritetet britanike u kanë bërë thirrje qytetarëve që kanë informacion mbi vendndodhjen e 45-vjeçarit të kontaktojnë policinë në numrin 101, informon media britanike.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit vijojnë.

Lini një Përgjigje