• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Punonjësi ndërroi jetë pasi e zuri korrenti, arrestohen dy drejtorë të Bashkisë Tropojë

by Bota Bota
September 9, 2026
in Aktualitet, Kronikë
Punonjësi ndërroi jetë pasi e zuri korrenti, arrestohen dy drejtorë të Bashkisë Tropojë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Dy drejtues të Bashkisë Tropojë janë ndaluar nga policia, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur një ditë më parë në afërsi të fshatit Bujan, ku një punonjës humbi jetën dhe tre të tjerë u plagosën pasi ranë në kontakt me rrymën elektrike.

Policia bën me dije se, në kuadër të hetimeve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë kanë ndaluar për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dy persona: Ndriqim Gjocaj, 36 vjeç, me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Turizmit, Shërbimeve Publike dhe Transportit, dhe Gëzim Hasanpapaj, 60 vjeç, me detyrë Drejtues Teknik i punimeve.

Të dy personat janë banues në Bajram Curri.

Si ndodhi ngjarja

Sipas të dhënave të deritanishme të hetimit, katër punonjës të Sektorit të Shërbimeve të Bashkisë Tropojë po punonin për vendosjen e një shtylle ndriçimi në bazament.

Gjatë procesit, punonjësit dyshohet se kanë humbur ekuilibrin, duke bërë që shtylla të binte në kontakt me telat elektrikë. Rryma është përcjellë më pas te katër punonjësit.

Si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike, M. S. humbi jetën, ndërsa tre punonjësit e tjerë, A. D., I. D. dhe A. A., u dëmtuan dhe u transportuan për ndihmë mjekësore.

Sipas policisë, tre të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive për shkeljet e mundshme të rregullave të sigurisë në punë. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Tags: rryme elektrikevdes punonjesi
Previous Post

Pas 100 ditësh/ “Revolucioni i Flamingove” përballet me sfidën e së ardhmes

Bota Bota

Bota Bota

TË FUNDIT

Punonjësi ndërroi jetë pasi e zuri korrenti, arrestohen dy drejtorë të Bashkisë Tropojë

Punonjësi ndërroi jetë pasi e zuri korrenti, arrestohen dy drejtorë të Bashkisë Tropojë

September 9, 2026
Pas 100 ditësh/ “Revolucioni i Flamingove” përballet me sfidën e së ardhmes

Pas 100 ditësh/ “Revolucioni i Flamingove” përballet me sfidën e së ardhmes

September 9, 2026
“Shpërthimi ndodhi brenda zyrave të karburantit”/ Drejtori i Zjarrfikëses Tiranë, Shkëlqim Goxhaj: Gazi dhe avujt e benzinës…

“Shpërthimi ndodhi brenda zyrave të karburantit”/ Drejtori i Zjarrfikëses Tiranë, Shkëlqim Goxhaj: Gazi dhe avujt e benzinës…

September 9, 2026
Nis seanca me dyer të mbyllura për Jozefin Markun dhe shoferin e tij, prokuroria kërkon “arrest me burg”

Nis seanca me dyer të mbyllura për Jozefin Markun dhe shoferin e tij, prokuroria kërkon “arrest me burg”

September 9, 2026
Përplasja për pagat/ Administrata në Gjykatën e Tiranës vazhdon bojkotin

Përplasja për pagat/ Administrata në Gjykatën e Tiranës vazhdon bojkotin

September 9, 2026
Autorë të dy vjedhjeve në Korçë, arrestohet 18-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

Autorë të dy vjedhjeve në Korçë, arrestohet 18-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

September 9, 2026
“Shqipëria me rezultat të jashtëzakonshëm”/ Si po gënjen Rama për testin e PISA-s

“Shqipëria me rezultat të jashtëzakonshëm”/ Si po gënjen Rama për testin e PISA-s

September 9, 2026
Për çfarë i shpenzojnë paratë shqiptarët dhe europianët: 29% për ushqime, gati trefishi i BE-së

Për çfarë i shpenzojnë paratë shqiptarët dhe europianët: 29% për ushqime, gati trefishi i BE-së

September 9, 2026
PAMJET nga shpërthimi i karburantit në Brryl, kush janë 3 punonjësit e plagosur /EMRAT

PAMJET nga shpërthimi i karburantit në Brryl, kush janë 3 punonjësit e plagosur /EMRAT

September 9, 2026
Shpërthen depozita e karburantit ‘Eida’ te ‘Brryli’, shembet një godinë, plagosen 3 punonjës

Shpërthen depozita e karburantit ‘Eida’ te ‘Brryli’, shembet një godinë, plagosen 3 punonjës

September 9, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • EMRAT/ Goditet rrjeti i drogës në Sarandë, 20 të arrestuar. Sekuestrohen kokainë, kanabis dhe armë

    EMRAT/ Goditet rrjeti i drogës në Sarandë, 20 të arrestuar. Sekuestrohen kokainë, kanabis dhe armë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zjarr masiv në Fier/ Flakët përpijnë me shpejtësi pyllin e Çërrilës

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Lëkundje tërmeti në Pogradec

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL