Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sërish këtë të mërkurë, 9 shtator, në një takim drejtuesit politikë të Partisë Socialiste. Takimi do të jetë me dyer të mbyllura dhe do të mbahet te ‘Vila e Kuqe’ në orën 12:00.
Raportohet se në fokus të diskutimeve do të jetë analiza e punës në terren në lidhje me programet e socialistëve, ‘Besa’ dhe ‘Prania Besnike’.
Kujtojmëqë Rama ka zhvilluar disa takime me drejtuesit politikë të PS-së dhe kabinetin teksa qytetarët vazhdojnë prej tre muajsh të protestojnë në shesh kundër qeverisë së tij.













