Foto ilustruese
Blutë e Korçës kanë zbardhur dy raste vjedhjesh, duke vënë në pranga një person dhe shpallur në kërkim një tjetër. I arrestuari është 18 vjeçari me iniciale A.H, ndërsa është shpallur nëkërkim një tjeter 18-vjeçar i oodentifikuar me inicialet E.Ll.
Dy të rinjtë rreth një muaj më parë kanë vjedhur një market në lagjen 16 të qytetit të Korçës, si edhe dyshohet të kenë vjehdur edhe një bar-kafe në lagjen 9 të qytetit disa javë më parë. Mësohet se të rinjtë kanë vjedhur tek dy bizneset një sasi të konsiderueshme lekësh dhe mallrash.
Pas ekspertimit të pamjeve filmike të kamerave të sigurisë dhe veprimeve të tjera hetimore, është bërë i mundur dokumentimi i dy vjedhjeve në Korçë.
Sondazh
Poll
