Vetëdorëzohet autori i plagosjes së 29-vjeçarit në Kukës
Autori i dyshuar i plagosjes me armë zjarri të një 29-vjeçari në Krumë është vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, një ditë pas ngjarjes.
Policia njofton se, pas një pune intensive kërkimore dhe negociatave me familjarët e tij, shtetasi F. D., rreth 30 vjeç, banues në Krumë, është dorëzuar në polici së bashku me armën e zjarrit që dyshohet se është përdorur në plagosje.
Ngjarja ndodhi më 8 shtator 2026, në rrugën e quajtur “Kryqëzimi i Spitalit”, në Krumë. Sipas Policisë, pas një konflikti për motive të dobëta, 30-vjeçari dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri dhe ka plagosur në këmbë shtetasin J. A., 28 vjeç. I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Pas ngjarjes, i dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa Policia vijoi kërkimet për lokalizimin e tij. Pas negociatave me familjarët, ai u vetëdorëzua në DVP Kukës.
Gjatë kontrolleve në automjet dhe në banesën e tij, efektivët kanë gjetur dhe sekuestruar edhe një armë zjarri kallashnikov, një dylbi, një jelek antiplumb dhe municion luftarak.
Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda në DVP Kukës, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Has, bënë arrestimin e F. D., i cili akuzohet për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.
Veprimet procedurale vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë, me qëllim dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Dhunoi Eduart Kuçin, caktohet masa ‘arrest në shtepi’ për këngëtarin Jozefin Marku
Punonjësi i Bashkisë humbi jetën pas kontaktit me energjinë elektrike, arrestohen dy drejtues
Ngjarja te karburanti në “Brryl”, ISHTI: Zjarri nisi nga një automjet, nuk pati shpërthim të rezervuarëve
- 12:19 Presidenti i Ceutës i kërkon BE-së të ndërmarrë veprime të forta kundër Marokut, pasi qyteti është ‘në prag të kolapsit’
- 12:17 Karakaçi: 85 mln euro grant nga BE për ujërat e ndotura në Durrës, nisin punimet për projektin madhor
- 12:11 Athina merr masa të ashpra kundër skuterëve elektrikë, ndërsa Evropa jep alarm sigurie
- 12:02 Plagosi dy persona në Laparakë mbëmjen e djeshme, arrestohet Arbër Krashi
- 11:52 Rama reagon pas sjelljes së protestuesve ndaj deputetes Iris Luarasi: E neveritshme
- 11:39 Seanca për institucionet në Kosovë, Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit