Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Peleshi takohet me ambasadoren e re të BE-së: Kuvendi i Shqipërisë do të bashkëpunojë ngushtë me institucionet europiane

Shkruar nga Newsbomb
Peleshi takohet me ambasadoren e re të BE-së: Kuvendi i
Peleshi dhe Sousa

Një ditë pasi u prit nga kryeministri Edi Rama në Kryeministri, ambasadorja e re të Bashkimit Europian në vendin tonë, Sofia Moreira de Sousa këtë të mërkurë ka zhvilluar një takim zyrtar me kryeparlamentarin Niko Peleshi në Kryesinë e Kuvendit.

Në një postim në Facebook, Peleshi shkruan se me Sousën kanë diskutuar për aspiratën e vendit tonë për t’u integruar për në Bashkimin Europian.

Ndërsa më tej kryeparlamentari thekson në postimin e tij se Kuvendi i Shqipërisë do të vijojë të japë kontributin e tij në procesin e integrimit, përmes bashkëpunimit të ngushtë me institucionet europiane dhe parlamentet e vendeve anëtare.

Postimi i plotë:

Sot në Kuvend, me ambasadoren e re të Bashkimit Europian, Sofia Moreira de Sousa, për rrugëtimin europian të Shqipërisë dhe punën që na pret përpara.

Anëtarësimi në BE është një aspiratë e natyrshme e shqiptarëve dhe ne po punojmë me  përgjegjësi, përkushtim dhe bashkëpunim institucional. Kuvendi i Shqipërisë do të vijojë të japë kontributin e tij në këtë proces, përmes bashkëpunimit të ngushtë me institucionet europiane dhe parlamentet e vendeve anëtare.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese