‘S’ka popull serb në Kosovë’ – Vetëvendosje e quan skandaloz propozimin e Listës Serbe

9 Shtator 2026 | 12:29

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gërvalla, e ka konsideruar “skandaloze dhe të papranueshme” mënyrën se si Lista Serbe e propozoi kandidatin e saj për nënkryetar të Kuvendit.

Gjatë propozimit, deputeti Igor Simiç tha se nënkryetarin e propozon “në emër të popullit serb”.

‘’Nuk ka popull serb në Kosovë, veç komunitet serb. Populli serb zgjedhjet i ka në Serbi, më 25 tetor”, shkroi Gërvalla në reagimin e saj në Facebook.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, paraprakisht kërkoi nga administrata e Kuvendit që të sqarojë nëse mënyra e propozimit të nënkryetarit nga Lista Serbe është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Në të kundërtën, Haxhiu tha se do të veprohet në përputhje me rregulloren e Kuvendit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Seanca për institucionet në Kosovë, Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit

Pas një periudhe të gjatë ngërçi politik, Albulena Haxhiu është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës. Në seancën konstituive, ajo mori 62 vota për, 16...
11:39 | 09/09/2026

Kurti: Konstituimi i Kuvendit s’i shmang zgjedhjet e reja, nevojiten vota shtesë për presidentin

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se marrëveshja politike e arritur me Lidhjen Demokratike të Kosovës duhet...
11:08 | 09/09/2026

Haxhiu pritet të propozohet sërish për kryetare të Kuvendit

Lëvizja Vetëvendosje do propozojë Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit. KosovaPress ka mësuar se LVV-ja do të propozojë emrin e kryetarit të legjislativit për t’i...
10:09 | 09/09/2026