Liderja e AfD: Gjermania duhet të kufizojë pagesat ndaj BE-së, ne duam paratë tona mbrapsht

9 Shtator 2026 | 12:55

Udhëheqësja e partisë së djathtë gjermane AfD, Alice Weidel, ka bërë thirrje për kufizimin e ndjeshëm të pagesave të Gjermanisë ndaj Bashkimit Evropian.

Sipas Weidel, çdo javë Gjermania transferon në Bruksel pothuajse 1 miliard euro, ndërsa vetëm një pjesë e këtyre fondeve rikthehet në vend.

“Ne duam paratë tona mbrapsht!”, deklaroi ajo.

Weidel kritikoi gjithashtu gjendjen e industrisë gjermane të automjeteve, duke e cilësuar rënien e Volkswagen si një sinjal shqetësues për ekonominë e vendit.

Ajo tha se rreth 50 mijë vende pune janë në rrezik, ndërsa katër fabrika përballen me mundësinë e mbylljes.

Sipas lideres së AfD-së, në krizë ndodhet edhe sektori i bizneseve të vogla dhe të mesme, së bashku me shtresën e mesme gjermane.

Në deklaratat e saj, Weidel iu drejtua edhe kancelarit Friedrich Merz, duke e akuzuar se nuk e ka kuptuar mesazhin e votuesve.

“Ju nuk e kuptuat mesazhin që votuesit në Saksoninë-Anhalt jua përcollën të dielën e kaluar”, u shpreh ajo.

Weidel shtoi se qytetarët gjermanë kërkojnë një ndryshim të politikave dhe pretendoi se ky ndryshim do të vijë.

Deklaratat e saj vijnë në një kohë kur ekonomia gjermane dhe veçanërisht industria automobilistike po përballen me presion të madh, ndërsa debati mbi marrëdhëniet financiare me BE-në mbetet një nga temat e rëndësishme të politikës gjermane.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shpërthim në një hidrocentral në Zvicër, disa të plagosur, shembet një pjesë e ndërtesës

Disa persona u plagosën sot pas një shpërthimi në një hidrocentral në jug të Zvicrës, dhe sipas informacioneve fillestare, një pjesë e objektit u shemb,...
12:48 | 09/09/2026

Presidenti i Ceutës i kërkon BE-së të ndërmarrë veprime të forta kundër Marokut, pasi qyteti është ‘në prag të kolapsit’

Presidenti i Ceutës, Juan Jesús Vivas, ka akuzuar Marokun për një “politikë ngacmimi” ndaj qytetit dhe i ka kërkuar BE-së të marrë një qëndrim më...
12:19 | 09/09/2026

Athina merr masa të ashpra kundër skuterëve elektrikë, ndërsa Evropa jep alarm sigurie

Shërbimi i policisë rrugore greke në rajonin e Atikës ka nisur një raund të ri kontrollesh intensive mbi skuterët elektrikë pas dy aksidenteve të rënda në...
12:11 | 09/09/2026