Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Alo policia, babi po rreh mamin!” Denoncimi i fëmijëve çon në burg babain, por nëna MOHON dhunën: Kishte pirë 3-4 gota, nuk më bëri gjë

Shkruar nga Newsbomb
“Alo policia, babi po rreh mamin!” Denoncimi i fëmijëve
Foto ilustruese

Denoncimi i fëmijëve, karshi babait të tyre se po ushtronte dhunë ndaj nënës ka çuar në arrestimin dhe vendosjen e tij në paraburgim. Mirëpo ajo që thuhet të jetë viktima e kësaj dhune, nëna e fëmijëve, ka kundërshtuar këtë fakt.

Historia e pazakontë është trajtuar në emisionin “Me Zemër të Hpaur” në News24, ku bashkëshortja e të burgosurit prej 5 muajsh tashmë ka dhënë një tjetër version të ngjarjes duke mohuuar se është dhunuar nga bashkëshorti. Sipas saj gjithçka nisi më 3 prill, gjatë një feste familjare në një lokal ku njëri prej djemve të saj punonte si kamarier.

Ajo ka rrëfyer se bashkëshorti i saj kishte konsumuar disa birra dhe ishte në gjendje të dehur, dhe kjo ka qenë arsyeja e nisjes së një debati mes çiftit dhe djalit të tyre, ku ky i fundit i ka kërkuar të atit të mos pijë alkool. Nëna e tij është dakordësuar me këtë dhe ky ka qenë momenti që bashkëshorti i ka vendosur dorën në gojë dhe i ka kërkuar të mos fliste.

Më tej i biri ka telefonuar policisë, duke deklaruar se babai po rrihte nënën, blutë mbërritën në lokal dhe morën bashkëshortin, ndërsa gruaja u kërkoi efektivëve të mos e arrestonin, pasi sipas saj ai ishte vetëm i dehur. 

“3 prill ishte Pashkë, mora vajzën dhe shkuam të festonim si familje. Pasi piu 3-4 gota bashkëshorti im, djali nisi të thoshte ‘mos pi më’ dhe po degradonte situata. Unë po mbroja djalin, meqë ishim në lokal, në vend publik, dhe burri më vuri dorën në gojë, më tha ‘mos fol’”, rrëfeu ajo.

Duke shtuar më tej se pasi djali i madh telefonoi policinë për të denoncuar të atin edhe fëmijët e tjerë u detyruan të bënin denoncime.

“Djali mori policinë në telefon dhe tha ‘babi po rreh mamin’. Policia erdhi të marrë burrin dhe iu luta të mos e merrnin, sepse ishte thjesht pak i dehur. Djali ka denoncuar në emrin tim, ka detyruar edhe djalin e vogël 17-vjeç të denoncojë gjithashtu. Policia më ka kërcënuar, më ka kapur me forcë nga duart. Mua nuk më ka thënë askush të shkoja te mjekësia ligjore, por nuk kam pasur as shenja dhune, asgjë”, u shpreh ajo, teksa shtoi më tej se prej 23 vitesh ishte e martuar me të dhe pavarësisht konfliktit të ndodhur atë ditë marrëdhënia mes tyre ka qenë e mirë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese