Zjarri përfshin kodrat e fshatit Bago në Kavajë, flakët afrohen pranë banesave (VIDEO)
Një zjarr ka përfshirë kodrat pranë fshatit Bago të Kavajës, duke shkaktuar një situatë shqetësuese për banorët e zonës.
Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve. Për një moment, zjarri është afruar pranë dy banesave, duke rritur rrezikun për përhapjen e flakëve, por ndërhyrja e zjarrfikësve ka bërë të mundur frenimin e tyre.
Zjarri vijon të jetë aktiv, ndërsa deri më tani nuk raportohet rrezik i drejtpërdrejtë për banesat.
Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse po vijon me vështirësi për shkak të sipërfaqes së madhe të përfshirë nga flakët dhe terrenit të vështirë, që pengon operacionet për shuarjen e plotë të zjarrit.
Situata mbetet në monitorim, ndërsa ekipet në terren vijojnë përpjekjet për neutralizimin e vatrave të zjarrit.
Ilir Meta kërkon sërish lirinë, kërkesë GJKKO-së për zëvendësimin e masës së sigurisë
Vetëdorëzohet autori i plagosjes së 29-vjeçarit në Kukës
Dhunoi Eduart Kuçin, caktohet masa ‘arrest në shtepi’ për këngëtarin Jozefin Marku
- 13:54 AfD kërkon deportimin e mbi 1 milion refugjatëve
- 13:53 Ilir Meta kërkon sërish lirinë, kërkesë GJKKO-së për zëvendësimin e masës së sigurisë
- 13:50 Messi pranë blerjes së klubit të dytë në Spanjë
- 13:44 SHBA-ja thotë se shkatërroi pesë cisterna iraniane, Teherani kundërpërgjigjet në Gjirin Persik
- 13:14 Zelensky ‘sinjalizon’ paqen: Jemi gati për kompromis
- 13:03 Profesori serb pas varrimit të Mlladiçit: Popull gjenocidal, përqafuam gjenocidin ndaj boshnjakëve