Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Zjarri përfshin zonën e Bagos në Kavajë, flakët "kërcënojnë" banesat, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Shkruar nga Newsbomb
Zjarri përfshin zonën e Bagos në Kavajë, flakët
Foto nga vendi i ngjarjes

Një zjarr me përmasa të konsiderueshme ka përfshirë ditën e sotme zonën e Bagos në Kavajë, teksa raportohet për disa vatra aktive në disa pika të ndryshme. Forcat e zjarrfikësve të Kavajës kanë mbërritur në terren dhe janë duke punuar për neutralizimin e flakëve.

Ndërkohë një situatë shqetësuese është kruijuar nga afrimi i zjarrit pranë dy banesave, por fatmirësisht ndërhyrja e zjarrfikësve në kohë bëri të mundur frenimin e përhapjes së flakëve. Zjarri vijon të jetë aktiv, por deri më tani nuk raportohet për rrezik të drejtëpërdrejtë për banesat. Ndërhyrja është duke vijuar, por ka vështirësi të lartë për shkak të terrenit.

Emergjencat civile në zonë kanë kërkuar ndërhyrjen e një helikopteri për shuarjen e flakëve, pasi në disa prej zonave të prekura, terreni nuk e mundëson afrimin e mjeteve zjarrfikëse.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese