Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Audiopërgjimi i publikuar dhe akuzat e Ahmetajt ndaj tij, reagon për herë të parë ministri Ermal Nufi: Çfarë trafiku armësh? A jeni në terezi? (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Audiopërgjimi i publikuar dhe akuzat e Ahmetajt ndaj tij, reagon për
Arben Ahmetaj dhe Ermal Nufi

Ministri Ermal Nufi ka reaguar për herë të parë pas akuzave të bëra ndaj tij nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj dhe audiopërgjimit të publikuar nga ky i fundit në Syri TV, ku shfaqet biznesmeni shqiptaro-izraelit Ron Yefet, teksa përpiqej të negocionte marrëveshje të mëdha biznesi me shtetas ukrainas për prodhimin dhe tregtinë e armëve në vendin tonë.

Gjatë një prononcimi të shkurtër për gazetaren Ambrozia Meta, teksa ishte duke u futur në mbledhjen e kryeministrit Rama me qeverinë dhe drejtuesit politikë të PS-së në “Vilën e Kuqe” në Sauk, Nufi ka mohuar pretendimet e Ahmetajt.

Teksa i përgjigjet gazetares, ministri ka mohuar akuzat për trafikun e armëve, ndërsa, sa i përket audiopërgjimit, ai tha se nuk e ka dëgjuar, teksa u shpreh: “Përgjimet e dynjasë do dëgjoj unë?”

Biseda:

Gazetarja: Në lidhje me audiopërgjimin…, jo se po aludojnë për trafik armësh.

Nufi: Çfarë trafiku armësh? A jeni në terezi? Nuk ka…

Gazetarja: Po, kështu thotë përgjimi…

Nufi: Përgjimet e dynjasë do dëgjoj unë?

Gazetarja: Jepni një sqarim publik

Nufi: Asgjë

Video Credits: Syri Tv

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese