Blushi kërkon interpelancë me ministrin e Financave: Qeveria të ndërhyjë për uljen e çmimeve dhe barrës fiskale

13:23, 09/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka kërkuar zhvillimin e një interpelance me Ministrin e Financave, Petrit Malaj, për politikat fiskale të qeverisë dhe masat për uljen e kostos së jetesës dhe mbrojtjen e fuqisë blerëse të qytetarëve.

Në kërkesën drejtuar Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, Blushi kërkon të dijë se çfarë masash po planifikon qeveria për të ulur çmimet e ushqimeve, karburanteve dhe produkteve të tjera bazë.

Një nga kërkesat kryesore të deputetit është ulja e TVSH-së për ushqimet bazë nga 20% në 5%. Sipas tij, Shqipëria ka një TVSH më të lartë për këto produkte krahasuar me disa vende të rajonit.

Blushi kërkon gjithashtu uljen ose pezullimin e disa taksave mbi karburantet, me qëllim uljen e çmimit të naftës.

Në kërkesën e tij, deputeti sjell si shembull edhe masat e marra nga Greqia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut për të ulur koston e jetesës.

“Kjo interpelancë synon të marrë përgjigje të plota dhe të dokumentuara mbi një çështje që prek drejtpërdrejt mirëqenien ekonomike të qytetarëve shqiptarë, sa po bën shteti për të ulur koston e jetesës dhe sa është i gatshëm të përdorë instrumentet fiskale për t’i rikthyer familjeve shqiptare një pjesë të fuqisë së tyre blerëse.”, thekson ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco