E hënë, 14 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Zjarr në kodrat e fshatit Bago të Kavajës, terreni i vështirë vështirëson ndërhyrjen e zjarrfikësve

Ilustrim · Vizion Plus

Një zjarr ka përfshirë kodrat e fshatit Bago në Kavajë.

Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve. Mësohet se flakët iu afrua dy banesave, por ndërhyrja e zjarrfikësve bëri të mundur frenimin e përhapjes së flakëve.

Zjarri vijon të jetë aktiv, por deri më tani nuk raportohet rrezik i drejtpërdrejtë për banesat.

Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse po vijon me vështirësi për shkak të sipërfaqes së madhe të përfshirë nga flakët dhe terrenit të vështirë.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh