AfD kërkon deportimin e mbi 1 milion refugjatëve
Partia e djathtë gjermane Alternativa për Gjermaninë (AfD) ka kërkuar deportimin e më shumë se një milion refugjatëve, kërkesat e të cilëve për azil janë refuzuar.
Thirrja u bë nga bashkëkryetarja e partisë, Alice Weidel, gjatë një debati në parlamentin gjerman, vetëm pak ditë pas fitores së AfD-së në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt.
Weidel deklaroi se rezultati zgjedhor ishte një mesazh i qartë i votuesve për një ndryshim të politikave të emigracionit dhe akuzoi qeverinë se po lejon hyrjen e qindra mijëra migrantëve përmes sistemit të azilit.
Sipas saj, personat të cilëve u është refuzuar azili duhet të largohen nga Gjermania. Ajo e lidhi gjithashtu emigracionin me rritjen e krimit, duke përmendur sulmet me thikë, veprat e dhunshme dhe seksuale dhe problemet në hapësirat publike.
AfD, e cila shënoi një rezultat rekord në zgjedhjet rajonale të së dielës, po e përdor fitoren për të shtuar presionin ndaj qeverisë gjermane për një politikë më të ashpër ndaj emigracionit.
Liderja e AfD: Gjermania duhet të kufizojë pagesat ndaj BE-së, ne duam paratë tona mbrapsht
Shpërthim në një hidrocentral në Zvicër, disa të plagosur, shembet një pjesë e ndërtesës
Presidenti i Ceutës i kërkon BE-së të ndërmarrë veprime të forta kundër Marokut, pasi qyteti është ‘në prag të kolapsit’
- 13:53 Ilir Meta kërkon sërish lirinë, kërkesë GJKKO-së për zëvendësimin e masës së sigurisë
- 13:50 Messi pranë blerjes së klubit të dytë në Spanjë
- 13:44 SHBA-ja thotë se shkatërroi pesë cisterna iraniane, Teherani kundërpërgjigjet në Gjirin Persik
- 13:41 Zjarri përfshin kodrat e fshatit Bago në Kavajë, flakët afrohen pranë banesave (VIDEO)
- 13:14 Zelensky ‘sinjalizon’ paqen: Jemi gati për kompromis
- 13:03 Profesori serb pas varrimit të Mlladiçit: Popull gjenocidal, përqafuam gjenocidin ndaj boshnjakëve