Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Krim makabër në Itali! 35-vjeçari shqiptar vritet me armë zjarri dhe e hedhin bashkë me makinën në lumë (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Krim makabër në Itali! 35-vjeçari shqiptar vritet me armë
Vendngjarja e krimit

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Padova të Italisë, ku një shqiptar është gjetur i vrarë me armë zjarri në mënyrë makabër. Ferdinand Hoti, 35 vjeç, u gjet brenda një makine, e cila ka përfunduar në një lumë në San Giorgio delle Pertiche, Padova.

Hetuesit dyshojnë se vrasja ka ndodhur diku tjetër, ndërsa trupi i pajetë i Hotit është gjetur në sediljen e pasme të një makine, Fiat Bravo me ngjyrë të zezë, pa targa, e cila më pas është hedhur në lumin Tergola dhe aktualisht po ekzaminohet nga hetuesit.

Sipas mediave italiane, hipoteza e vrasjes mbështetet nga disa detaje: sediljet e pasme ishin të palosura dhe trupi i shqiptarit ka qenë i lidhur.

Po ashtu, ekspertët do të analizojnë çdo provë, përfshirë gjurmët e mundshme të gjakut në pjesën e pasagjerëve. Hetuesit do të përcaktojnë se ku dhe kur është vrarë 35-vjeçari, si dhe nëse trupi është transportuar më pas me automjet.

Mbetet që në vijim të dalin detaje të reja në lidhje me këtë ngjarje tepër të rëndë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese