Ish numri dy i qeverisë, Arben Ahmetaj, në një intervistë për News 24, ka zbardhur biseda të tjera mes biznesmenit Ron Yefet dhe disa personave të tjerë, lidhur me ndikimin e tyre në Shqipëri.
Sipas asaj qe lexon Ahmetaj, Yeffet kërkon që procesi të zhvillohet në mënyrë diskrete, pavarësisht vëmendjes qe do marrë në media.
Ahmetaj lexon ato çfare ka deklaruar Ron Yefet: Qeveria shqiptare jeni ju, ndërsa Gregori do të bëjë ristrukturim në USA, por qeveria jeni ju. Kjo është struktura dhe strukturën Gregori mund ta bëjë por lidhja me qeverinë dhe cdo gjë tjetër do të jeni ju. Duhet të jemi të heshtur dhe duhet ta bëjmë këtë në mënyrë shumë të butë. Do të ketë shumë zhurmë në media ndërsa ne e bëjmë këtë, do të ketë shumë lajmë por procesi do të bëhet. Unë vërtetë preferoj që ju të merreni me problemet tuaja.
Do jetë në shumë lajme dhe media, por i gjithë procesi do të bëhet, unë vërtet do të preferoja që ju të merreni me problemet tuaja…Këto Ron Yeffet ia thotë dy folësve që mua nuk më interesojnë.














