Ahmetaj: Nëse mbytet protesta, mbaron Shqipëria! Rama po shet vendin për një ditë në karrige

12:46, 08/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, në intervistën për Çim Peka Live në SYRI TV, ka folur gjatë për protestën që po zhvillohet prej afro 100 ditësh në Tiranë, duke e cilësuar atë si shpresën e Shqipërisë për të rikthyer ndërgjegjen shoqërore. Ahmetaj deklaroi se nuk ndihet aspak i jashtëm ndaj protestës, ndërsa akuzoi kryeministrin Edi Rama se po përpiqet ta shuajë atë përmes manipulimit dhe premtimeve për vende pune.

Biseda:

Çim Peka: Në fillim të emisionit desha t'ju pyes, të kishit një koment mbi protestat. E shikon si i jashtëm, je i përfshirë apo pret realisht diçka prej saj?

Arben Ahmetaj: Nuk jam aspak i jashtëm. Dhe jam totalisht i përfshirë pavarësisht se fizikisht s'jam dot. Jam emocionalisht i përfshirë, jam me të gjithë shpirtin tim i përfshirë. Unë jam student i dhjetorit '90-'91, me kontributin tim shumë modest me qindra e qindra e qindra studentë apo intelektualë. Jam student i grevës së urisë dhe tërë jetën time brenda vetes me tre katër gjëra që mund të krenohesha, kjo ishte një nga elementët.

Çim Peka: Keni kontakt, keni komunikim me elementë të protestës?

Arben Ahmetaj: Patjetër, kam një kontakt me një familjarin tim që shkon përditë. Kam kontakt me protestën sepse flas me të, me familjarin tim që shkon në protestë përditë. Që është, dhe ka shkuar, dhe thotë: "Kam gjetur shpirtin dhe zemrën", thotë, kur shkon atje. Por nuk ka të bëjë me mua. Ka të bëjë me Shqipërinë. Protesta, që vazhdon prej tre muajsh, gati 100 ditë, në rrugët e Tiranës, po ta them, është gjëja më e bukur që i ka ndodhur shpirtit të Shqipërisë dhe Shqipërisë në 30 e ca vite.

Sigurisht që mund të numërojmë heqjen e vizave, mund të numërojmë NATO-n, mund të numërojmë suksese të tjera sa të duash, po ky është suksesi më i madh i një shoqërie që riskonte të humbiste shpirtin, kurajon dhe ndërgjegjen shoqërore.

Ato burra dhe gra, vajza dhe djem, që ky i stigmatizon, i përqesh, i quan sorra, i quan çfarë të duash ti, janë pulsi spektakolar i ndërgjegjes së Shqipërisë dhe të kombit shqiptar. Se aty ka nga diaspora që janë pjesë e aortës së pastër që bën luftë kundër qelizës alfa kancerogjene. Protesta, unë asnjëherë s'e kam humbur shpresën. Dhe ne kemi biseduar.

Kam thënë, shqiptarët do marrin fatin e tyre në dorë. Kjo që i ka ndodh shqiptarëve me këtë kreun e organizatës, është gjëmë e madhe që s'i ka ndodhur as me Esat Pashë Toptanin po deshe ti. Ky po shet Shqipërinë, shokët, çfarë i del përpara të zgjasi një ditë në karrige. Një ditë në karrige. Dhe segmente të drejtësisë e ndihmojnë të bëjë këtë që ka bërë.

Dhe mos o Zot se të kishte drejtësi, s'do kishte protestë. Të kishte SPAK tamam, siç i referohen naivisht ndonjëherë, ndonjëherë edhe juve... të opozitës. Më fal që të drejtohem ty, po flas për opozitën. Ore rroftë Belindi, Gazi, apo qoftë edhe Saliut që më ka rënë qafë tërë jetën, pa të drejtë, që bëjnë ato betejat. Se përtej ka anëtarë të opozitës që bëjnë edhe mbrëmje poetike me kreun e organizatës. Edhe flasin me fjalë të zgjedhura dhe të buta tani kur flasin. Protesta i ka dhënë mësim gjithë Shqipërisë dhe opozitës i ka dhënë mësim. Dhe po të them, në qoftë se ky arrin të gëlltisi protestën, nuk ka Shqipëri.

U mbyt protesta të dashur qytetar, vdiq Shqipëria, fitoi kanceri.

U mbyt protesta, çfarë nuk mundohet të thotë poshtë e lart: "Do krijoj 2000 vende pune në administratë, do fus këta të protestës." Ëëë... dikush thotë: "Shiko do i paguajmë." Dikush thotë: "Po i menaxhojmë." Kreu i organizatës...

Nuk është e mundur. Nuk është e mundur. Në shesh është shpirti i shqiptarëve. Është zgjuar ndërgjegjja kombëtare. E falënderoj atë gjeneratë që na dha të gjithëve një mësim të mirë. Na dha të gjithëve një mësim të mirë. U mbyt protesta, mbaroi Shqipëria. Kaq po ju them. Për këtë jam shumë, shumë i bindur. Këto pasqyra, besa, këto janë talljet e këtij me shqiptarët, që i quan... E pe si e nxorri protestën ky? Ky tha: "Këta janë..." Edhe... i ka ecur manipulimi, se është manipulator kombëtar dhe ndërkombëtar shumë i zoti.

Se sa manipulatorët më të mëdhenj që kemi parë ndonjëherë. Është blerës, manipulatori është blerës. Është... kur nuk shpenzon..

Peka: Është është shantazhues, është blerës. Zoti Ahmetaj, e keni nënvlerësuar këtë pjesë. Me këto para, ky është blerës. Një manipulator nuk ka nevojë të përdorë këto resurse. Ky është thjesht blerës dhe shantazhues.

Arben Ahmetaj: Pra... Çfarë tentoi ky dhe në mediat ndërkombëtare? Atë nervozizmin e shpifur pervers me gazetarët. E shpifur pervers me gazetarët: "Janë anti-Trump, janë pro-Trump, hy..." Edhe një herë, të lutem... Të lutem e kam unë. E kam unë. Një sekondë. Jo, nuk po merrem me atë, është fenomen. Është qeliza alfa.

Peka: Po, më fal një sekondë tani, e kam me ju. Pse duhet të prisnit ju t'i sillnit në këtë gjendje me gazetarët që të kuptonin që ky është i çmendur? Të keni pasur kartelin e publikuar prej nesh dhe prej mediave të opozitës që në vitin '97, '98. Është me kartel mjekësore i publikuar dhe i papërgënjeshtruar... Shiko, çfarë të duhej ty të ndodhte kjo me Ramën dhe të kuptoje sjelljen e tij me gazetarët e huaj? Atë e ke me kartel. Dhe ti je investuar për të. Prandaj të them, nuk dua të humbas fare kohë në... me... me gjendjen psikologjike të... të atij njeriu. Hajde flasim për këto denoncimet që keni bërë...

Arben Ahmetaj: Zoti Peka të falënderoj, realisht që më kujtove diçka. Unë... I kam kërkuar... Unë kam, mëkati im më i madh...

Çim Peka: Ore lëre ndjesën ti, vazhdon prapë dhe bën projeksione për gjendjen psikologjike të atij. Ai është njeri me kartel. Hajde flasim për atë çfarë...

Arben Ahmetaj: Dakord, dakord, dakord. Ke të drejtë. Por, për atë fenomen po flas edhe sërish të të falënderoj. Unë... i kam kërkuar falje ndaj shqiptarëve që kam pasur besim te ky. Po të them, e kam dashur sikur ta kisha vëllanë tim dikur. Po, po po. As ma merrte mendja që do kthehej në një yll që do ndriçonte dhe do mbyllte tranzicionin, në njeriun që e zhyti Shqipërinë në errësirë dhe ia dorëzoi krimit të organizuar. Dhe, kam edhe një të falur tjetër.

Çim Peka: E keni bërë dënimin tuaj...

Peka: Jeni larg Shqipërisë, nuk akuzoheni dot për të gjitha gjërat që po kontribuoni për këtë...

Arben Ahmetaj: Unë po vuaj, unë po vuaj mëkatin tim të besimit ndaj këtij.

Arben Ahmetaj: Tani, i kërkoj dhe një të falur Fatos Lubonjës.

Çim Peka: Leri ato qoka…, mos ma bëj ndjesën me njerëzit..

Arben Ahmetaj: Edhe një herë, nuk bëj qoka. Unë nuk jam...

Çim Peka: Po secili prej nesh ka mëkate, mos i kërko falje askujt!

Arben Ahmetaj: Të lutem mos më ndërhy në këtë gjë sepse...

Çim Peka: Po pse e prish rrjedhën, pse e prish rrjedhën e bisedës dhe bën...?

Arben Ahmetaj: Do vij. I kërkoj falje sepse, më fal, e kam paragjykuar dikur kur fliste për të. Dhe i kanë dalë të gjitha fjalët atij, dhe dikujt tjetër që sot është bashkuar prapë me kreun e organizatës. Po kthehem te protesta.

Çim Peka: Edhe Lubonja ka folur shumë vonë për të. Ka qenë një prej mbështetësve më të mëdhenj të tij.

Arben Ahmetaj: Ok, ok.

Çim Peka: Dhe tani po ua them të gjithëve meqë jeni tek, tek ndjesat, dhe ke përshëndetje nga ekrani, zotëri, edhe ju, edhe Lubonja, edhe të tjerë, kartela e tij ka qenë publike. E keni trajtuar si një star që do shpëtojë Shqipërinë, një pacient të psikiatrisë. E keni publike që në vitin '97. Lërini tani këto, këto ndjesa e këto gjëra sepse nuk po ju kërkon njeri llogari të jepni e as nuk jeni përgjegjës. Por këto më duken falsitete. Edhe ju, edhe Lubonja. Edhe Lubonja, shumë vonë e ka prishur me të. E kuptoj më herët...

Çim Peka: Çfarë kishte nevojë të kuptonte më herët, një njeri me kartel, një njeri që e ke pasur kontakt fizik me të dhe e ke parë çfarë është. Mund ta urrenit Berishën, mund ta urrenit Nanon, mund ta urrenit Metën, po të varësh shpresën te një pacient i psikiatrisë, prandaj këto ndjesat... lërini... ik... Pse e zgjat këtë punë sa të kuptoj unë se...Po sepse e kthyem në... në përshëndetje nga ekrani. Edhe, edhe Lubonja është shumë vonë është kujtuar. Kam unë kolegë sot që janë investuar kundër tij dhe bravo iu qoftë, dhe po... po rrezikojnë.

Arben Ahmetaj: Janë investuar për të, megjithëse e dinin se kush ishte. Atëherë, sërish i kërkoj të falur sepse e kam, e kam keq... nuk, nuk e kam, e kam paragjykuar. Dhe ka pasur të drejtë, dhe prandaj ngul këmbë te kjo sepse e kam peng.

Kam besuar tek një njeri që kancerizoi Shqipërinë. Nuk ka faj më të madh për këtë dhe për këtë, dhe nuk do pushoj së kërkuari falur. Dhe nuk është përshëndetje nga ekrani. Se të kam thënë dhe një herë zoti Peka, gjërat që bëj unë kanë rrezikuar jetën time, jam i kërcënuar nga kreu i organizatës, nga krimi i organizuar.

Mos më thuaj mua që po bëj përshëndetje nga ekrani. Nuk jam unë në situatë që të bëj qoka. Nuk jam. Dhe një herë, dhe po vazhdoj me logjikën e protestës. Po qe se vdiq protesta, vdiq Shqipëria. Kaq po ju them.

Dhe protesta i ka bërë nderin më të madh Shqipërisë.

Dhe po të them dhe një gjë tjetër, i kërkoj të gjitha forcave që janë, që besojnë që duhet të ketë rregulla loje, të bashkohen me protestën, se nuk mbaj, nuk më mjafton të thotë x-i apo y-i, cilido qoftë, ne mbështesim protestën.

Kujt ia tregoni që jeni mbështetësit, mbështesin protestën? Jo mo, jo. Gjeni mënyrën, rrugën, aty. Ky njeri, ky njeri, jo vetëm që ka prishur rregullat e lojës...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco