Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

31-vjeçarja shqiptare u nda papritur nga jeta në Torino, shqiptarët bëhen bashkë dhe i sjellin trupin në Shqipëri (EMRI-FOTO)

Shkruar nga Newsbomb
31-vjeçarja shqiptare u nda papritur nga jeta në Torino,
Flutura Islamaj

Një lajm i trishtë ka ardhur nga Italia, ku shqiptarja Flutura Islamaj ka humbur jetën në moshën 31-vjeçare. Ajo është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur disa ditë më parë, në qytetin e Torinos, në Itali.

Rastin fatkeq e kanë bërë publik vëllai dhe kushëriri i së ndjerës, të cilët kërkuan përmes GoFundMe ndihmën e shqiptarëve për sjelljen e trupit të së resë në vendin e tyre, pasi gjendja ekonomike e familjes së saj ishte e vështirë.

Mes dhimbjesh, kushëriri i saj, Alberto Basha, shkruan se ikja e Fluturës nga kjo botë ishte e papritur dhe ka lënë një boshllëk të madh në familjen e tyre.

Në një kohë të shkurtër, shqiptarët u bënë bashkë dhe arritën shifrën e 5 mijë eurove, nga 3,5 mijë euro që u kërkuan në fillim, duke bërë që trupi i së resë të dërgohet në vendin tonë, ku do të përcillet për t’u prehur pranë njerëzve të saj të dashur.

Ndërsa mësohet se pasditen e kësaj të mërkure, Fluturës do t’i jepet lamtumira e fundit, në orën 16:00, në Prezë të Tiranës.

31-vjeçarja shqiptare u nda papritur nga jeta në Torino,
 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese