Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Ajo bëri 'boom'!" FLET parukieri që transformoi Zegjinenë: U fol për ndërhyrje, i kam bërë vetëm make-up që i përshtatej profesionit të saj

Shkruar nga Newsbomb
“Ajo bëri 'boom'!" FLET parukieri që transformoi
Zegjine Çaushi dhe Olti Shulla

Me të zbuluar se kush ishte parukieri që mundësoi transformimim në pamjen e deputetes socialiste e cila bëri bujë në media ditën e djeshme, Olti Shulla ka folur për momentin e suksesit duke treguar se si arriti të krijonte një “look” të ri për Zegjine Çaushin.

Teksa hedh poshtë pretendimet se deputetja ka bërë ndërhyrje në fytyrë, Shulla bën me dije se  ndryshimet që i janë bërë socialistes janë flokët e lyera në balayage, me fije bionde të miksuara me karamel, një prerje flokësh dhe make-up i ëmbël që i përshtatej tipareve të saj.

“Doja ta nis me një make-up natyral. Ndërkohë që u përfol shumë për ndërhyrje, plastike apo të tilla. I kemi bërë një ndryshim të vogël, i kemi tërhequr sytë me llastik nga brenda që të kishte pak më tepër këndore nga tërheqja.

Asnjë gjë më tepër, flokët ia kemi lyer me stilin balayage. I kemi lënë ca ngjyra në karamel, në një bjonde  në mjaltë të lehtë që të mos ishte në ngjyra të ftohta port ë ngrohta që asaj i shkojnë shumë. Gjithmonë jemi munduar që ta nxjerrim në pamje sa më zonjë dhe gjithmonë brenda profesionit të vet. Zegjineja nuk ka asnjë lloj ndërhyrje, vetëm i kemi tërhequr flokët me llastik. Po të kishim bërë diçka ndryshe do të kishte ndryshuar shumë,” tregon Olti Shulla në intervistën e dhënë për “ Shqipëria Live”.

Po ashtu, parukieri ka zbuluar dhe bisedën e bërë me vetë Zegjinenë pasi ajo u paraqit në Parlament me ndryshimin që i la pa fjalë të gjithë. Shulla zbulon se shumë prej kolegëve të Zegjinesë nuk e kanë besuar që është ajo.

“Zegjinenja ishte shumë e entuziasmuar sepse më tha që kolegët nuk e dinin që isha unë. Nuke njihte asnjë nga kolegët kur u paraqit dje në Parlament. Aq shumë ndryshim kishte bërë Zegjineja. Kishte marrë shumë komente pozitive. Të paktën nga rrethi i saj i ngushtë normal që e kishin pëlqyer. Nuk e di pastaj për një dimension më të gjerë. Por përfundimi është se sado i gjerë të jetë dimensioni, sado i mirë apo i keq të jetë dimensioni ajo bëri një “boom” të madh. Ndryshoi në pamje të saj” është shprehur parukieri duarartë.

Newsbomb.al zbuloi mbrëmjen e djeshme parukierin që fshihej pas ndryshimit të papritur të socialistes Zegjine Çaushi.

Intervista e dhënë për “Shqiëria Live”:

Olti Shulla: Zegjinenja ishte shumë e entuziasmuar sepse më tha që kolegët nuk e dinin që isha unë. Nuk e njihte asnjë nga kolegët kur u paraqit dje në Parlament. Aq shumë ndryshim kishte bërë Zegjineja. Kishte marrë shumë komente pozitive. Të paktën nga rrethi i saj i ngushtë normal që e kishin pëlqyer. Nuk e di pastaj për një dimension më të gjerë. Por përfundimi është se sado i gjerë të jetë dimensioni, sado i mirë apo i keq të jetë dimensioni ajo bëri një “boom” të madh. Ndryshoi në pamje të saj.

Pyetja: Përveç boomit të madh mund të ketë pasur dhe njerëz që e kanë bërë meme, mundet që ta kenë kritikuar.

Olti Shulla: Unë mendoj që njerëzit publik dhe njerëzit që janë publik si në media, showbiz apo politikë, mendoj që nuk i vënë në plan të parë komentet që janë negative apo jo.

Doja ta nis me një make-up natyral. Ndërkohë që u përfol shumë për ndërhyrje, plastike apo të tilla. I kemi bërë një ndryshim të vogël, i kemi tërhequr sytë me llastik nga brenda që të kishte pak më tepër këndore nga tërheqja.

Asnjë gjë më tepër, flokët ia kemi lyer me stilin balayage. I kemi lënë ca ngjyra në karamel, në një bionde në mjaltë të lehtë që të mos ishte në ngjyra të ftohta por të ngrohta që asaj i shkojnë shumë. Gjithmonë jemi munduar që ta nxjerrim në pamje sa më zonjë dhe gjithmonë benda profesionit të vet. Zegjineja nuk ka asnjë lloj ndërhyrej, vetëm i kemi tërhequr flokët me llastik. Po të kishim bërë diçka ndryshe do të kishte ndryshuar shumë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese