Plagosja e dyfishtë në Laprakë, identifikohet autori. Zbardhen rrethanat e ngjarjes
Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim lidhur me plagosjen e dyfishtë të regjistruar mbrëmjen e së martës në Laprakë. Policia bën me dije se autori i ngjarjes është identifikuar teksa po punohet për kapjen e tij.
Në njoftim bëhet me dije se janë zbardhur edhe rrethanat e ngjarjes. Sipas policisë, autori 36-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të 2 të plagosurve, për motive të dobëta, dhe është larguar me automjet. Të dëmtuarit fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.
“Tiranë/Zbardhen brenda 24 orëve, autorësia dhe rrethanat e plagosjes së dyfishtë me armë zjarri, kryer mbrëmë, në Laprakë. Identifikohet autori i dyshuar dhe punohet intensivisht për kapjen e tij.
Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore kryer nga specialistët e sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, me qëllim zbardhjen e autorësisë dhe rrethanave të plagosjes me armë zjarri, të shtetasve D. T. dhe B. D. (miq me njëri-tjetrin), rreth orës 21:20 të datës 08.09.2026, në Laprakë, u mundësua identifikimi i autorit të dyshuar të rastit, shtetasit A. K., 36 vjeç, banues në Tiranë.
36-vjeçari dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të 2 shtetasve, për motive të dobëta, dhe është larguar me automjet. Të dëmtuarit janë jashtë rrezikut për jetën.
Punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit A. K. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të metejshme”, njofton policia.
Aksident te “Unaza”, përmbyset një automjet. Detajet e para (VIDEO)
Goditet një rast i trafikimit të drogës nga Kanadaja, sekuestrohen mbi 107 kg kanabis në Portin e Durrësit (VIDEO)
Banorët e Selenicës kundër bashkimit me Vlorën
- 15:19 Aksident te “Unaza”, përmbyset një automjet. Detajet e para (VIDEO)
- 15:13 Goditet një rast i trafikimit të drogës nga Kanadaja, sekuestrohen mbi 107 kg kanabis në Portin e Durrësit (VIDEO)
- 15:05 Kurti kërkon marrëveshje politike për nënkryetarët e Kuvendit
- 14:46 Republikanët vendosin myslimanët në qendër të fushatës për zgjedhjet e mesmandatit në SHBA
- 14:37 Banorët e Selenicës kundër bashkimit me Vlorën
- 14:33 Zemërim pas raportit të 7 tetorit, Netanyahu përgjigjet me padit gazetën izraelite