Nënkryetari i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka reaguar me një shënim në rrjetet sociale pas publikimit të përgjimeve të ish zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj.
“Plani diabolik i Edi Ramës parashikon jo vetëm ta bëjë Shqipërinë plaçkë duke e ndarë mes miqsh, jo vetëm të bëjë para me trafik ndërkombëtar armësh, por edhe të mashtrojë partnerët me në krye amerikanët”, shkruan Këlliçi.
Postimi i plotë:
Plani diabolik i Edi Ramës parashikon jo vetëm ta bëjë Shqipërinë plaçkë duke e ndarë mes miqsh, jo vetëm të bëjë para me trafik ndërkombëtar armësh, por edhe të mashtrojë partnerët me në krye amerikanët!
Roni i punëve të pista, ka skemën gati për të mbyllur gojën e Ambasadës Amerikane.
Ne presim dhe kërkojmë hetim të thellë e të shpejtë të kësaj afere, si dhe gjithashtu informacioneve të besueshme se denoncuesit Arben Ahmetaj, ish zv. Kryeministër dhe krahu i djathtë i Ramës, po i kërcënohet jeta dhe familja nga banditë të lidhur me miqtë ukraino - rus të kreut të Organizatës.
Presim dhe nxisim partnerët të reagojnë ndaj këtij komploti të rëndë që cenon edhe sigurinë e tyre.
© SYRI.net
‘Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi’, Nuri: Audio-përgjimet kërkojnë dorëheqje dhe reagim institucional
‘Deputetët e PS ngrënë duart që të pasurohet Rama dhe Balluku’/ Ahmetaj: I ka dhënë 2.1 mln metra katrorë klientëve të tij
Ahmetaj: Thonë se Rama nuk merr para, por edhe El Chapon nuk e kapën duke shpërndarë drogë, por...