Ministri i Jashtëm grek: Nuk i frikësohemi një incidenti ushtarak me Turqinë

9 Shtator 2026 | 15:53


Ministri i Jashtëm i Greqisë, George Gerapetritis ka reaguar këtë të mërkurë lidhur me marrëdhëniet me Turqinë. Në reagimin e tij, ministri grek u shpreh se nuk ka frikë nga një përplasje e mundshme ushtarake me Turqinë teksa theksoi se është e panevojshme për sa kohë që dialogu dypalësh vazhdon. Por nga ana tjetër, ai shtoi se Greqia ka forcë për t’u përgjigjur në çdo rast dhe skenar.

“Nuk kam frikë nga ndonjë incident ushtarak, dhe kjo ndodh sepse kanalet e komunikimit me Turqinë vazhdojnë të ekzistojnë në kuadër të dialogut të strukturuar. Për momentin, ne kemi forcën për t’iu përgjigjur çdo gjëje. Ne nuk e dëshirojmë dhe nuk presim ndonjë incident ushtarak. Nga ana tjetër, është e qartë se jemi të përgatitur për gjithçka”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Merz: Planet e ekstremit të djathtë për “riatdhesim” përbëjnë spastrim etnik

Kancelari gjerman Friedrich Merz tha të mërkurën se planet e partisë së ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) për një politikë më të rreptë të imigracionit do t’i...
14:12 | 09/09/2026

Greva paralizon Holandën: Transporti publik pezullohet për shkak të shkurtimeve të përfitimeve sociale

Transporti publik në Holandë u pezullua sot për shkak të një greve mbarëkombëtare të organizuar në shenjë proteste kundër propozimeve të qeverisë për të shkurtuar...
14:02 | 09/09/2026

AfD kërkon deportimin e mbi 1 milion refugjatëve

Partia e djathtë gjermane Alternativa për Gjermaninë (AfD) ka kërkuar deportimin e më shumë se një milion refugjatëve, kërkesat e të cilëve për azil janë...
13:54 | 09/09/2026