Probleme me zemrën që fëmijë, Miss Austria ndërron jetë në moshën 22-vjeçare
Miss Austria, Lucia Sisic ka ndërruar jetë në moshën 22-vjeçare, pasi vuante nga një problem me zemrën.
Mission Austria, e cila drejton konkurset e bukurisë Miss Austria dhe Mister Austria, njoftoi lajmin në një homazh në faqen e saj në Facebook të hënën, duke thënë: “Me tronditje të madhe dhe pikëllim të thellë mësuam për ndarjen nga jeta të Miss Austria 2024, Lucia Sisic.”
Sisic u kurorëzua Miss Austria në vitin 2024 dhe mbeti mbajtësja e titullit në fuqi pasi asnjë konkurs pasues nuk është organizuar ende.
Në postimin e saj në Facebook, Mission Austria tha se do ta kujtojnë Lucian si një grua të re të mrekullueshme.
“Mendimet dhe ngushëllimet tona të sinqerta shkojnë për familjen, miqtë dhe të gjithë ata që janë pranë saj gjatë kësaj kohe të vështirë”, thuhej më tej në reagim.
Si figurë publike, Sisic kishte folur hapur për gjendjen e saj shëndetësore. Në vitin 2024, ajo ndau një postim në Instagram duke falënderuar ekipin e saj mjekësor pediatrik që u kujdes për të kur ishte e re.
Duke folur për median austriake Heute në vitin 2024, fituesja e Miss Austria tha se operacioni i saj i parë ishte menjëherë pas lindjes. Ajo foli gjithashtu për ndikimin që shëndeti i saj pati në fëmijërinë e saj.
“Javët sportive u zhvilluan pa mua. Fëmijëria ime ishte thjesht ndryshe, por më bëri edhe më të fortë”, tha ajo.
Republikanët vendosin myslimanët në qendër të fushatës për zgjedhjet e mesmandatit në SHBA
Zemërim pas raportit të 7 tetorit, Netanyahu përgjigjet me padit gazetën izraelite
Çfarë ka zbuluar hetimi masiv i Pentagonit me poligraf
- 15:53 Ministri i Jashtëm grek: Nuk i frikësohemi një incidenti ushtarak me Turqinë
- 15:46 Theu masën e arrestit shtëpiak dhe kreu 3 vjedhje, arrestohet 18-vjeçari në Korçë. Në kërkim një i mitur
- 15:35 Integrimi në BE, Parlamenti duhet të miratojë 41 projekligje deri në dhjetor
- 15:23 Plagosja e dyfishtë në Laprakë, identifikohet autori. Zbardhen rrethanat e ngjarjes
- 15:19 Aksident te “Unaza”, përmbyset një automjet. Detajet e para (VIDEO)
- 15:13 Goditet një rast i trafikimit të drogës nga Kanadaja, sekuestrohen mbi 107 kg kanabis në Portin e Durrësit (VIDEO)