Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka denoncuar atë që e cilëson si një mekanizëm të ri të sistemit të ngritur nga kryeministri Edi Rama për administrimin e tenderëve, pronave dhe aseteve publike në favor të një pakice të privilegjuar.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku argumenton se emrat dhe sektorët ndryshojnë, por mënyra e funksionimit mbetet e njëjtë. Sipas saj, dje këtë rol e luante Ergys Agasi, ndërsa sot po shfaqet biznesmeni izraelit Ron Yeffet.
“Dje ishte Ergysi, sot është Roni dhe nesër do të jetë dikush tjetër”, shprehet Tabaku, duke theksuar se Shqipëria po trajtohet gjithnjë e më shumë si një “shtet privat”, ku vendimet për tenderët dhe pasuritë publike merren jashtë institucioneve.
Deputetja demokrate ngre shqetësimin se mekanizmi që, sipas saj, është përdorur fillimisht në sektorin e teknologjisë së informacionit dhe më pas në fushën e mbrojtjes, mund të shtrihet edhe në shëndetësi. Në këtë rast, paralajmëron ajo, pasojat nuk do të cenonin vetëm financat publike, por edhe sigurinë dhe jetën e qytetarëve.
Tabaku përmendi edhe rastin e familjes Dervishi, duke deklaruar se në sektorin e mbrojtjes po preken prona publike dhe private. Ajo akuzoi qeverinë se ka zëvendësuar meritokracinë, konkurrencën dhe aftësitë sipërmarrëse me lidhjet personale dhe përfaqësimin e interesave të pushtetit.
Sipas Tabakut, problemi nuk qëndron te një individ apo te një episod i izoluar, por te një sistem i tërë që kontrollon sektorët strategjikë të ekonomisë.
“Ky është sistemi që ka kapur prej fyti shqiptarët”, deklaron ajo.
Deputetja e PD-së e lidh këtë mënyrë qeverisjeje me vështirësitë ekonomike të familjeve shqiptare, rritjen e kostos së jetesës dhe pengesat në procesin e integrimit europian. Sipas saj, një ekonomi e ndërtuar mbi privilegjet dhe vendimet e marra në zyrat e biznesmenëve dëmton konkurrencën, cenon sigurinë kombëtare dhe dobëson institucionet.
Tabaku përfundon se fenomenet e denoncuara nuk mund të trajtohen si raste të shkëputura. Në vlerësimin e saj, ndryshimi kërkon çmontimin e sistemit politik që i prodhon dhe i mbron këta mekanizma.
Doli sorra si perdite, vajze e paprishur kjo, tamam per dashnore te Zenit te Saliut.
i paska kalu kesti tjeter meros nga tabaku
Kjo kurva nuk ngeli nje dite pe folur, baxhella e Saliut bideja qe lane hallatet Sala
“Shqipëria po kthehet në shtet privat,”...thote Tabakaja ne nje kohe qe pimpi i saj Sali kerma ka bere edhe partine ku gelon kjo ne prone private dhe ato qe ka grabitur nga Shqiperia.