Vlerësime online për çdo përfaqësi konsullore, ministri Hoxha: Përmirësojmë së bashku shërbimin

9 Shtator 2026 | 16:07

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha këtë të mërkurë njoftoi një proces të ri vlerësimi të shërbimeve konsullore nga vetë qytetarët në funksion të përmirësimit të këtyre shërbimeve.

Sipas njoftimit, nga sot në çdo pikë ku ofrohen shërbime konsullore, në çdo sportel ku kryhen veprimet, në çdo sallë pritjeje, në Ministri, në përfaqësitë diplomatike dhe në konsullatat tona, do të gjendet një QR Code, që mund të skanohet nga qytetarët për të plotësuar më pas një formular vlerësimi.

“Me një skanim të thjeshtë, qytetarët do të mund të na japin përshtypjet e tyre për shërbimin, të evidentojnë problemet apo vërejtjet e tyre dhe, mbi të gjitha, të na thonë se çfarë mund të bëjmë ndryshe, më mirë dhe më shpejt”, deklaroi Hoxha në një videomesazh.

Sipas ministrit, ky QR Code është një derë e hapur mes qytetarit dhe institucionit, për të kuptuar se si mund të përmirësohet shërbimi.

“Dhe mesazhi ynë është i thjeshtë: na tregoni çfarë nuk funksionon, na sugjeroni çfarë mund të përmirësojmë dhe ne do të punojmë për ta bërë më mirë. Sepse shërbimi konsullor nuk është thjesht një procedurë administrative. Është një pikë kontakti mes shtetit dhe qytetarit. Dhe në atë pikë kontakti, shteti duhet të jetë i shpejtë, i thjeshtë, i aksesueshëm, profesional dhe i përgjegjshëm”, shtoi Hoxha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Theu masën e arrestit shtëpiak dhe kreu 3 vjedhje, arrestohet 18-vjeçari në Korçë. Në kërkim një i mitur

Një 18-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Korçë. Policia bën me dije se i riu kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”...
15:46 | 09/09/2026

Integrimi në BE, Parlamenti duhet të miratojë 41 projekligje deri në dhjetor

41 projektligjet që kanë të bëjnë me procesin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, të cilat duhet të diskutohen në Komisionet Parlamentare dhe më pas votohen...
15:35 | 09/09/2026

Plagosja e dyfishtë në Laprakë, identifikohet autori. Zbardhen rrethanat e ngjarjes

Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim lidhur me plagosjen e dyfishtë të regjistruar mbrëmjen e së martës në Laprakë. Policia bën me dije...
15:23 | 09/09/2026