Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Takimet speciale të modeles me Laert Haxhiun "marrin në qafë" shefin e burgut, oficeri: Më urdhëroi Sokoli pasi mori puro (FOTO-EMRA)

Shkruar nga Newsbomb
Takimet speciale të modeles me Laert Haxhiun "marrin në
Ziza Pajaziti dhe Laert Haxhiu

Takimet intime të kryera mes të dënuarit përjetë Laert Haxhiut dhe partneres së tij Ziza Pajazit u ka kushtuar karrierën disa prej efektivëve të burgut të Drenovës në Korçës. Së fundmi bëhet me dije se është marrë i pandehur gardiani Perent Lëngu, punonjës me karrierë 18 vjeçare në burgun e Drenovës të Korçës, i cili akuzohet për veprën penale “Falsifikimit të dokumenteve”, lidhur me rastin e skandalit të hyrjes dy herë në takim të modeles nga Kosova, Ziza Pajaziti.

Gazetari Elton Qyno mëson se Lëngu rrezikon që të vuajë 1deri në 7 vite burg pasi hetimet kanë zbuluar se ai ka falsifikuar dokumentet për të mundësuar takimet mes Laert Haxhiut dhe partneres së tij. Është zbuluar se ka qenë Lëngu përgjegjësi për ndryshimin e emrit të personit që do të takonte Zeiza Pajaziti, duke thënë se modelja kishte kërkuar të vizitonte të dënuarin e identifikuar si Vladimir Kurti, por në të vërtetë ajo është takuar me të dënuarin përjetë, Laert Haxhiun.

Po ashtu, gazetari Qyno mëson se në lidhje me këtë skandal është marrë i pandehur dhe ish-shefi i policisë së Burgut të Drenovës, Sokol Kaçolli, ndaj të cilit prokuroria ngriti akuzën e “Deklarimit të rr emë para Oficerit të Policisë Gjyqësore. Por duke qenë se kjo vepër penale u amnistua nga Ligji për “Amnistinë”, ndjekja penale ndaj ish-zyrtarit të burgut të Drenovës, Sokol Kaçolli, është pushuar.

Raportohet se Kaçolli ka qenë në dijeni të takimit që do të zhvillonte Pajaziti me Haxhiun, mirëpo ai e ka hequr përgjegjësinë nga vetja.

Më 12 qershor të 2025, Ziza Pajaziti u paraqit në burgun e Drenovës për të takuar Laert Haxhiun. Me vete modelja kishte marrë dhe disa parfume, paketa me puro të holla dhe pesë puro të trasha si dhe një prerëse.

Njëri prej efektivëve ka zbuluar se për këto sende dhe takimin mes dyshes Kaçolli ka qenë në dijeni.

“...ky i fundit provoi një nga purot dhe u tha policëve se ishin në rregull, duke na thënë të pyesnim drejtorin e burgut. Më pas u njoftua Drejtori, Fatjon Fasho, të cilit iu bënë me dije sendet në fjalë, dhe ai u përgjigj se, nëse ishin kontrolluar nga shefat dhe ishin në rregull, mund të lejoheshin të kalonin. Kështu vepruam...” ka deklaruar njëri nga policët.

Më tej mësohet se Pajaziti ka vijuar me kontrollet dhe ka mbërritur në dhomën intime ku dhe ka kryer takimin me Laert Haxhiun. Të nesërmen ajo është rikthyer për takimin e radhës me partnerin, të cilën në bashkëpunim me punonjësit e burgut ka tentuar ta manipulojë duke pretenduar se do të takohej me të afërmin e saj, të dënuarin Vladimir Kurti.

Mirëpo takimi i vërtetë më 13 qershor të 2025,. është mbajtur mes Haxhiut dhe Pajazitit, pasi në dëshminë e dhënë Vladimir Kurti ëhstë shprehur se nuk ka fare njohje me modelen.

“...modelen kosovare Ziza Pajaziti, nuk e njoh dhe nuk kam realizuar asnjë takim me këtë shtetase. Gjithashtu, nuk kam kërkuar takim me të. Deklaroj se kam rreth katër muaj që nuk zhvilloj takime familjare..." ka thënë Kurti.

Edhe pse pamjet filmike nxorrën në pah takimin Pajaziti-Haxhiu, Perent Lëngu ka tentuar të fshehë takimin e dyshes duke e pasqyruar sikur modelja është takuar me Kurtin. Gjithashtu, Perent Lëngu deklaron se urdhrin për lejimin e këtij takimi e ka marrë nga shefi i Policisë së burgut, Sokol Kaçolli.

Takimet speciale të modeles me Laert Haxhiun "marrin në
Sokol Kaçolli

Më 13 qershor 2025, pas përfundimit të takimit mes Zize Pajaziti dhe të dënuarit Laert Haxhiu, rreth orës 15:04, në hyrje të ambienteve të takimeve, nga pamjet filmike konstatohet prania e shefit të Policisë, Sokol Kaçolli, i cili përshëndetet me të dënuarin Laert Haxhiu dhe shtetasen Zize Pajaziti dhe më pas largohet nga Regjimi i Brendshëm.

Nisur nga deklarimi i drejtorit të institucionit, Fatjon Fasho, rezulton se ai ka mësuar se ky takim është lejuar nga shefi i Policisë, Sokol Kaçolli, pasi në datën 13 qershor 2025, ky i fundit ka takuar të dënuarin Laert Haxhiu, para zhvillimit të takimit dhe më pas ka shkuar tek përgjegjësi i takimeve, Perent Lëngu, së bashku me përgjegjësin e grupit të sigurisë, Kosta Xite.

Takimet speciale të modeles me Laert Haxhiun "marrin në
Perent Lëngu

Fatjon Fasho, ka pohuar se në cilësinë e drejtorit të institucionit, ka thirrur të gjithë zinxhirin e punonjësve për analizë, por shefi i Policisë, Sokol Kaçolli, nuk është paraqitur, duke shmangur pjesëmarrjen.

Nga këqyrja e librit të hyrje-daljeve të personelit në kolonën, Godina A, Sektori 1, ku është i akomoduar i dënuari Laert Haxhiu, rezulton se shefi i Policisë, Sokol Kaçolli, ka hyrë në datën 13 qershor 2025 në orën 10:45 dhe ka dalë në orën 10:55.

Nga informacioni i ardhur nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve mbi inspektimin e kryer në IEVP Korçë, rezulton se janë konstatuar shkelje të rënda të elementeve të sigurisë në këtë institucion, duke lejuar që i dënuari Laert Haxhiu, i cili ndiqet me plan masash të veçanta për shkak të rrezikshmërisë së lartë shoqërore që paraqet, të zhvillojë takim me shtetasen Zize Pajaziti në ambiente të pamonitoruara nga kamerat e sigurisë, duke krijuar dyshimin e arsyeshëm se mund të jetë zhvilluar një takim special, marrëdhënie seksuale.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese