E hënë, 14 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

“Inter i fortë, nuk u tremb nga Reali”, Seedorf vlerëson zikaltërit

Ilustrim · Vizion Plus

Clarence Seedorf, ish-mesfushori i Interit dhe Real Madridit, ka vlerësuar në mënyrë të veçantë paraqitjen e zikaltërve në sfidën e mbrëmshme ndaj madrilenëve.

Në një intervistë, holandezi e cilësoi ndeshjen si një spektakël të vërtetë të futbollit europian, duke veçuar sidomos paraqitjen taktike të Interit.

“Ky ishte futboll i vërtetë i Champions League. E shijova çdo moment të ndeshjes. Interi ishte i jashtëzakonshëm”, u shpreh Seedorf.

Ish-futbollisti theksoi se skuadra italiane i impresionoi veçanërisht për mënyrën se si e menaxhoi lojën dhe kontrolloi hapësirat.

“Interi, nga ana taktike, është një nga skuadrat më të mira që kam parë këtë sezon. Mënyra se si e mbajti topin, si e lëvizi Real Madridin dhe si gjeti hapësirat, tregonte qartë se çfarë donte të bënte në fushë”, deklaroi ai.

Në fund, Seedorf nënvizoi edhe mentalitetin me të cilin Interi u paraqit në Madrid.

“Interi nuk shkoi në Bernabeu me frikë nga Real Madridi”, përfundoi ish-mesfushori, duke i dhënë një vlerësim të fortë paraqitjes së zikaltërve.

Taulant Halili
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh