Ministri i Jashtëm izraelit: Nuk kemi plane për dëbimin e palestinezëve nga Gaza
Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar tha të mërkurën se qeveria nuk planifikon të dëbojë palestinezët nga Gaza, pasi dy ministra izraelitë këtë muaj paraqitën propozime për largimin masiv të palestinezëve nga territori bregdetar.
“Ne nuk planifikojmë të dëbojmë ose deportojmë askënd nga Rripi i Gazës”, tha Saar në një konferencë për shtyp në Lubjanë të Sllovenisë.
“Nëse dikush dëshiron të emigrojë me vullnetin e tij dhe ekziston një vend që është gati ta pranojë atë … ne nuk do ta kundërshtojmë këtë, por gjithashtu nuk do të detyrojmë askënd të veprojë kundër vullnetit të tij”, tha ai.
Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz më parë ka deklaruar se nuk ka zgjidhje të vërtetë për Gazën pa këtë migrim të palestinezëve.
Ministri i sigurisë i ekstremit të djathtë, Itamar Ben-Gvir, gjithashtu më 3 shtator përshkroi një plan shtatëvjeçar për largimin e popullsisë së Gazës përmes asaj që ai e përshkroi si “emigracion vullnetar”.
Ambasadori i SHBA-së në Izrael, Mike Huckabee, tha se Izraeli nuk ka plane për t’i detyruar palestinezët të largohen nga Gaza.
Probleme me zemrën që fëmijë, Miss Austria ndërron jetë në moshën 22-vjeçare
Republikanët vendosin myslimanët në qendër të fushatës për zgjedhjet e mesmandatit në SHBA
Zemërim pas raportit të 7 tetorit, Netanyahu përgjigjet me padit gazetën izraelite
- 16:15 Berisha vijon vizitën e tij në SHBA, takim me komunitetin shqiptaro-amerikan në Texas
- 16:07 Vlerësime online për çdo përfaqësi konsullore, ministri Hoxha: Përmirësojmë së bashku shërbimin
- 16:01 Probleme me zemrën që fëmijë, Miss Austria ndërron jetë në moshën 22-vjeçare
- 15:53 Ministri i Jashtëm grek: Nuk i frikësohemi një incidenti ushtarak me Turqinë
- 15:46 Theu masën e arrestit shtëpiak dhe kreu 3 vjedhje, arrestohet 18-vjeçari në Korçë. Në kërkim një i mitur
- 15:35 Integrimi në BE, Parlamenti duhet të miratojë 41 projekligje deri në dhjetor