Debat në Kuvend, Haxhiu: Tërhiqeni fjalën, popull serb ka në Serbi. Simiç: Jam pjesëtar i popullit serb

9 Shtator 2026 | 16:47

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu është përfshirë në një debat me deputetin e Listës Serbe, Igor Simiç, duke i kërkuar këtij të fundit të tërheq fjalën për një deklaratë që kishte bërë në pjesën e parë të vazhdimit të seancës konstitutive të mërkurën.

Simiç gjatë propozimit të Sllavko Simiçit si kandidatit për nënkryetar të Kuvendit nga komuniteti serb, kishte thënë se ai po propozohej “në emër të popullit serb”.

Haxhiu e ka cilësuar këtë deklaratë si të papranueshme dhe në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Ajo ka kërkuar që propozimi të bëhet në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit.

“Dua të ndalem tek deklarimi I deputetit Igor Simiç, pas dhënies së fjalës për propozimet për nënkryetarin e Kuvendit nga radhët e komunitetit jo shumicë serb, deputeti Simiç bëri një deklarim të papranueshëm. Më lejoni të ju lexoj, “Në emër të popullit serb me nënshkrimet e shumicës se deputeteve që zënë vendet e rezervuara për komunitetin serb, nëntë nga dhjetë deputetet, propozojmë Slavko Simiç si kandidat për nënkryetar Kuvendi”.

Ky deklarim është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Popull serb ka në Serbi, ndërsa Republika e Kosovës e ka popullin e Kosovës, ku 92 për qind janë shqiptar, 4 për qind serb, dhe 4 për qind nga komunitetet tjera jo shumicë.

Prandaj, një deklarim i tillë është i papranueshëm. Dhe unë menjëherë ju ftoj që të merrni fjalën dhe të tërhiqni atë deklarim që është në kundërshtim me kushtetutën dhe ta bëni propozimin në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe në përputhje me rregulloren e Kuvendit”, tha ajo.

Simiç kundërshtoi kërkesën e Haxhiut, duke insistuar se propozimi për nënkryetarin nga komuniteti serb është bërë në përputhje me Rregulloren e Kuvendit.

“E kuptoj lojën të cilën po e luani. Në pajtim me nenin 67 të Kushtetutës dhe nenit 12, pika 6 të rregullores së punës së Kuvendit propozimet për nënkryetarin sa i përket komunitetit serb, siç thuani ju, bëhet në mënyrë të shkruar dhe ju e keni pranuar këtë më datën 6 të muajit 8. Kështu që propozimi që dhamë…”, tha ai.

Simiç më pas u ndërpre nga Haxhiu e cila kërkoi sërish që deputeti serb të tërheqë deklaratën dhe të vazhdojë me propozimin në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit.

 “I nderuari deputet, ju lutem regjia ja ndaleni fjalën, tërheqin fjalën paraprakisht. Ju kërkoj të tërhiqni fjalën paraprakisht dhe të vazhdoni me propozimin në përputhje me rregulloren e kuvendit dhe në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, jo fjalët të tjera, bëjë sipas kërkesës që është e bazuar në Kushtetutë”, ka thënë Haxhiu.

Simiç nuk ka pranuar ta bëjë atë që i ka kërkuar Haxhiu.

 “Jam përfaqësues i popullit serb dhe këtë të drejtë ju nuk do të ma merrni, pra, propozimi me letër që e kemi bërë më…”, tha ai.

Pas diskutimeve Haxhia ndërpreu seancën me arsyetimin se nuk ka pajtim për zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit. Vazhdimi i seancë është caktuar për të premten, më 11 shtator.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Probleme me zemrën që fëmijë, Miss Austria ndërron jetë në moshën 22-vjeçare

Miss Austria, Lucia Sisic ka ndërruar jetë në moshën 22-vjeçare, pasi vuante nga një problem me zemrën. Mission Austria, e cila drejton konkurset e bukurisë...
16:01 | 09/09/2026

Ministri i Jashtëm grek: Nuk i frikësohemi një incidenti ushtarak me Turqinë

Ministri i Jashtëm i Greqisë, George Gerapetritis ka reaguar këtë të mërkurë lidhur me marrëdhëniet me Turqinë. Në reagimin e tij, ministri grek u shpreh...
15:53 | 09/09/2026

Merz: Planet e ekstremit të djathtë për “riatdhesim” përbëjnë spastrim etnik

Kancelari gjerman Friedrich Merz tha të mërkurën se planet e partisë së ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) për një politikë më të rreptë të imigracionit do t’i...
14:12 | 09/09/2026