Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

U qëllua për vdekje me duar të lidhura dhe trupin ia hodhën në lumë, dalin detaje tronditëse nga vrasja makabër e shqiptarit në Itali! Ja dyshimet e forta të policisë

Shkruar nga Newsbomb
U qëllua për vdekje me duar të lidhura dhe trupin ia hodhën
Vendngjarja e krimit

Detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja makabër e të riut shqiptar Ferdinant Hoti në Itali, i cili u gjet i ekzekutuar me armë zjarri në Padova, ndërsa më pas trupi i tij së bashku me makinën pa targa u hodhën në një lumë.

Mediat vendase bëjnë me dije se nga raporti i mjekësisë ligjore është vërtetuar se Hoti kishte vdekur përpara se trupi të përfundonte në lumë. Trupi i pajetë i të riut shqiptar  ishte futur në një qese të zezë, me duart e lidhura, ndërsa mbi trup ishin vendosur goma makinash për ta rënduar.

Po ashtu u bë me dije se policia italiane kanë arritur të identifikojnë përmes numrit të shasisë pronarin e “Fiat Bravo”-s së zezë ku u gjet trupi i Hotit.

Ai është gjetur me duart e lidhura. Zona ku është hedhur trupi i 35-vjeçarit së bashku me automjetin në një zonë të thellë, teksa ka dyshime se autorët e krimit të rëndë janë banorë të zonës dhe e njohin mirë terren.

Ishin zejtarët e zonës që konstatuan makinën dhe më pas njoftuan policinë, e cila arriti ta nxirrte automjetin nga ujërat dhe në të u zbulua edhe trupi i Hotit në sedijen e pasme.

Dyshohet se shkak i krimit të rëndë është prishja e pazareve të drogës, ndërsa autoritetet italiane po hetojnë edhe për larje hesapesh, ndërsa në vijim pritet që të ketë edhe detaje zyrtare

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese