Fotoja e Jonida Maliqit dhe Alessio Aliaj krah njëri-tjetrit në dasmën e Kidës bëri bujë në rrjetet sociale. Prive publikoi më 1 shtator pamje nga ceremonia, ku dyshja shfaqej pranë njëri-tjetrit në disa momente të dasmës, të cilët morën vëmendje të madhe në rrjet.
Lidhur me këtë foto, Alessio Aliaj u pyet ditën e sotme, ku ai ishte i ftuar në emisionin “Në shtëpinë tonë”. Modeli zgjodhi të mos japë një përgjigje të drejtpërdrejtë për raportin me Jonida Maliqin, por as nuk iu shmang plotësisht temës.
“Po, ne kemi qenë në dasmë, se e kemi mikeshë Kidën. Jeta personale është mirë të rrijë e tillë, kam qejf t’i shijoj gjërat dhe po e shijoj. Gjërat rrjedhin vetë”, është shprehur Alessio.
Deklarata e tij ka lënë hapësirë për interpretim, ndërsa modeli ka preferuar ta mbajë jetën personale larg detajeve dhe vëmendjes publike.
