Shqiptarët prishin 29% të të ardhurave vjetore vetëm për ushqime

9 Shtator 2026 | 17:50

Shqiptarët vazhdojnë të shpenzojnë pjesën më të madhe të të ardhurave të tyre për tu ushqyer. Sipas të dhënave të EUROSTAT për vitin 2025, një shqiptar shpenzon mesatarisht 8,656 euro në vit shifër kjo ndjeshëm më e ulët se masatarja e BE që arrin në 27,463 euro për person.

Në Shqipëri një person shpenzon  2,513 euro shkojnë për ushqime dhe pije joalkoolike, shifër thuajse e njëjtë me mesataren europiane, por që zënë peshë të ndryshme në totalin e të ardhurave për shkak të diferencës së të ardhurave disa fish më shumë në vendet e Bashkimit Evropian.

Pas ushqimeve, rreth 1,172 euro në vit shkojnë për banesën, ujin, energjinë elektrike, gazin dhe lëndët e tjera djegëse, ndërsa 751 euro shpenzohen për mobilimin, pajisjet shtëpiake dhe mirëmbajtjen e banesës.

Për rekreacion, sport dhe kulturë, shpenzohet rreth 1,162 euro në vit, ndërsa për shëndetësinë rreth 662 euro. Transporti përbën rreth 576 euro, ndërsa për restorante dhe akomodim shpenzohen rreth 427 euro në vit.

Në fund të listës janë veshjet dhe këpucët, për të cilat shpenzohen mesatarisht vetëm 205 euro në vit për person.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Meshkujt probleme me zemrën nëse hanë mëngjes në orare të çrregullta

Oraret e çrregullta të ushqimit gjatë fundjavës mund të rrisin rrezikun për sëmundje të zemrës, veçanërisht te meshkujt. Ky është përfundimi i një studimi të...
17:34 | 09/09/2026

Berisha përkujton 80-vjetorin e Kryengritjes së Postribës: Dëshmi se liria nuk shuhet me terror

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha përmes një postimi në rrjetet sociale ka përkujtuar 80-vjetorin e Kryengritjes së Postribës, duke nderuar martirët dhe luftëtarët që...
16:58 | 09/09/2026

Deputetet e Grupit Parlamentar të PS: Dënojmë sulmet verbale, kërcënimet dhe fyerjet ndaj Luarasit

Deputetet e Grupit Parlamentar të PS këtë mërkurë kanë dalë në një reagim të përbashkët lidhur me inicidentin e regjistruar ditën e djeshme ku disa...
16:37 | 09/09/2026