Farsa e tenderit 50 milionë për mirëmbajtjen e rrugëve kryesore të vendit në katër vitet e ardhshme ka filluar të prodhojë efektet e para. Autoriteti Rrugor shpalli fituesin e parë ndër katër lotet e kontratës.
Bëhet fjalë për kontratën A, e cila parashikon mirëmbajtjen e rrugëve kombëtare në rajonin e Veriut. Fituesi i kësaj kontrate është shpallur kompania Geci shpk, e cila ishte kompania e vetme e kualifikuar në garë.

Fondi limit i përcaktuar për kontratën A të mirëmbajtjes ishte 814.3 milionë lekë ose 8.8 milionë euro. Kompania Geci, e cila ishte e vetmja e kualifikuar nga ARRSH për të dhënë ofertë financiare, ka ofruar çmimin 803.8 milionë lekë ose sa gati 99 për qind e fondit limit.












