Lajmi i fundit

SKANDALI/ Të arrestuarit 24 orë pa ushqim, morën çelësat e policëve dhe i kthyen vetëm pas negociatave për bukë

‘Rama, arkitekti i së keqes’/ Skandali me armët, Bozdo: S’është korrupsion, grabitje dhe plaçkitje në mes të ditës

17:28, 09/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sesioni i ri parlamentar nisi mes skenave surreale, me një godinë të rrethuar nga forca të shumta policie dhe gardës, duke dëshmuar një situatë të paprecedentë ku forcat e rendit tejkalonin numrin e vetë protestuesve.

I ftuar në edicionin e pasdites, deputeti i PD, Eno Bozdo e konsideroi një pamje të tillë si një tregues i qartë i frikës dhe distancës mes qeverisë dhe qytetarëve, ku sipas tij, është vetëm maja e ajsbergut në një sërë skandalesh që po tronditin vendin.

Bozdo tha se situata aktuale në vend nuk po përballet më me atë që rëndom quhet korrupsion, por me një "grabitje dhe plaçkitje në mes të ditës".

Arkitekti i kësaj situate konsiderohet vetë kryeministri Edi Rama, theksoi ligjvënësi demokrat, bashkë me një rreth bashkëpunëtorësh të ngushtë, ku dëmet e shkaktuara ndaj shtetformimit dhe të ardhmes së vendit janë të pallogaritshme, duke kërkuar një vullnet të madh politik për t'u normalizuar në të ardhmen.

Kambanat e alarmit bien veçanërisht për industrinë e armëve dhe atë të shëndetësisë, ku raportohet për ligje të bëra me porosi për të favorizuar kompani që nuk u binden rregullave dhe marrin fonde drejtpërdrejt nga buxheti i shtetit.

Skandali, theksoi Bozdo merr përmasa ndërkombëtare nga përgjimet dhe bisedat e publikuara së fundmi, ku personazhe të afërt me kryeministrin dëgjohen duke kërkuar anashkalimin e tenderave.

Së pari ta nisim nga fakti që të gjitha këto që ju përmendët edhe shumë e shumë të tjera që të gjithë i dinë tashmë, kanë një emërues të përbashkët. Ky emërues quhet Edi Rama dhe qeverisja 13-vjeçare, 14-vjeçare e Partisë Socialiste. Pra le ta nisim duke thënë atë që të gjithë e dimë, por në fakt nuk është se e artikulojmë shumë shpesh. E keqja e madhe e këtij vendi, shkaktari i gjithçkaje, arkitekti i të keqes në kuptimin material të fjalës, jo vetëm kuptimin filozofik, është Edi Rama dhe çfarë ai ka kurdisur me njerëzit e tij, gjysmë e të cilëve ndodhen në burg, po meritonin të ishin tre herë apo pesë herë më shumë në burg. Dhe çfarë dëmesh të pallogaritshme i ka shkaktuar shoqërisë, i ka shkaktuar shtetformimit shqiptar, i ka shkaktuar dhe të ardhmes së Shqipërisë. Sepse, ndërsa llogarisim dëmet, ne stopojmë këtu, por ka pak diskutime për atë që do të duhet për ta normalizuar vendin.

Dhe ju siguroj që do të kërkojë shumë kohë, shumë mund dhe shumë vullnet të mirë, duke shpresuar që do ta kemi këtë vullnet të mirë politik. Jo unë personalisht, po ata që do ta vazhdojnë këtë rrugë për vite e vite të tëra, për ta normalizuar Shqipërinë dhe për ta kthyer në një vend normal. Vërtet ajo pamja e parlamentit e djeshme ishte surreale, në kuptimin real të fjalës. Domethënë kuptimin e ndjeshëm, nga shikoje vetëm policë, policë, policë, gjithandej që dhe këmbë njeriu dhe të bënte shumë përshtypje, dukej sikur ti operoje në shtetrrethim, ose kishte ndodhur një ngjarje shumë e rëndë, komplet e panevojshme ajo forcë policie, disproporcionale siç ka qenë shpeshherë. Nuk ndodh në asnjë vend të botës që parlamenti të rrethohet me kaq shumë forca policie, pse jo ndoshta dhe ushtarake atje se s'arrita t'i shikoj të gjitha, po i pashë të gjithë punonjësit e gardës edhe të gjithë bashkë.

Tregonte njëherë që situatën domethënë metaforën më të mirë se çfarë përjeton Shqipëria nuk ka se sa ajo situatë gati surreale ku ne u përballëm dje në hyrjet e parlamentit. Një qetësi e rreme në një kohë që protesta zhvillohej, tutje syve tanë edhe tutje distancës se ishin kujdesur që t'i mbronin të gjithë deputetët e Partisë Socialiste nga ajo që mund t'i ndodhte. Jemi në çaste, ju thatë diçka që unë do të doja ta thelloja pak. Thatë që korrupsioni apo nuk e dimë çfarë emri t'i vëmë. Në fakt është e vërtetë. Dhe ky nuk është korrupsion. Këtu kemi të bëjmë me grabitje dhe plaçkitje në mes të ditës.

Pra çfarë po ndodh sot në Shqipëri nuk ka lidhje më me korrupsionin, me fenomenin gjerësisht të pranuar të korrupsionit, se kur flasim për korrupsion themi e pra fakti që edhe në shoqëritë më të zhvilluara ka fenomene të tilla, kjo është shumë e vërtetë. Por kjo çfarë ndodh është grabitje dhe plaçkitje e planifikuar. Ligje të bëra me porosi, kompani që nuk u binden ligjeve, që marrin para drejt nga buxheti i shtetit dhe kontraktojnë kë të duan. Pastaj dalin Roni Yfetët apo Sani Saniloviçët e tjerë, të cilët duan të ndërtojnë perandorinë e tyre me para dhe nuk i pëlqejnë tenderat.

Dhe në ato dokumenta, në audio përgjimet e bisedave, ishte nuk e di, një gjë më bëri vërtet shumë përshtypje. Jo se nuk e dija se çfarë ndodhte, po kur miku i ngushtë i Edi Ramës, Roni Yeffet i bisedonte me ukrainasit dhe i thoshte që nuk duam tender, ukrainasit nga ana tjetër, një vend në luftë, një vend i copëtuar dhe i shkatërruar i thoshte, ne nga ana jonë bëjmë tender atje ku jemi. Dhe s'mund ta kalojmë dot këtë. Një blerje të makinave apo municioneve të ushtarakëve të kalojë në procedura tenderi, që janë vend në luftë, janë vend me viktima, janë vend që bombardohen çdo ditë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco