Lajmi i fundit

SKANDALI/ Të arrestuarit 24 orë pa ushqim, morën çelësat e policëve dhe i kthyen vetëm pas negociatave për bukë

VIDEO/ Gjoni: Pozita e Belinda Ballukut është rënduar, SPAK duhet të njoftojë urgjent akuzën ndaj saj

18:32, 09/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka komentuar njoftimin e SPAK për sekuestrimin preventiv të një tjetër vile të lidhur me Belinda Ballukun, këtë herë në Green Coast.

Gjoni tha se, me sekuestrimin e vilës së dytë, është rënduar edhe pozita procedurale e Ballukut, ndërsa sipas tij hetimet kanë nxjerrë elementë të rinj që lidhen me korrupsionin, mosdeklarimin dhe pastrimin e produkteve të veprës penale.

Duke iu referuar dy vilave, njëra në White Rock dhe tjetra në Green Coast, deputeti demokrat tha se sipas tij janë përdorur të njëjtët persona ose prestanome për të mbuluar veprimet e dyshuara penale.

Gjoni deklaroi se hetimet kanë nxjerrë edhe akuza të tjera të lidhura me korrupsionin, ndërsa theksoi se për të duhet të ketë një vlerësim të ri të masës së sigurisë. Sipas tij, përballë provave të reja, SPAK duhet të paraqesë përpara gjykatës një kërkesë për një masë tjetër shtrënguese, si dhe t’i drejtohet Kuvendit për masën përkatëse të sigurimit.

Ai tha gjithashtu se akuzat e reja lidhen, sipas tij, me tendera dhe punë publike që dyshohet se janë dhënë në këmbim të përfitimeve.

‘Nga njoftimi të cilin sapo e dhatë edhe juve, dhe secili prej nesh besoj u njoh tanimë në lidhje me të, rezulton që është vendosur një sekuestro preventive në një vilë të re. Rezulton që pozita procedurale e zotit Balluku në rastin konkret është rënduar, edhe me një akuzë të re sipas njoftimit të SPAK-ut.

Sepse ashtu siç edhe para diskutimit, me të drejtë zoti Lela e përmendi, këtu bëhet fjalë për dy vila tanimë.

Një vilë e cila ndodhet në White Rock dhe një vilë e cila ndodhet në Green Coast. Dhe për sa kohë që rezulton që është vendosur një sekuestro preventive, janë përdorur të njëjtët persona ose prestanome në rastin konkret për të mbuluar të gjithë veprimet penale, jo vetëm të korrupsionit, por edhe të refuzimit për të deklaruar, dhe njëkohësisht edhe pastrimit të produkteve të veprës penale në rastin konkret.

Rezulton që janë edhe tre akuza të reja të cilat janë të lidhura me korrupsionin. Dhe akuzës së parë në lidhje me korrupsionin për vilën në White Rock, i shtohet edhe një akuzë e re të cilët sot është në hetim nga ana e organit të prokurorisë, Prokurorisë Speciale, SPAK-ut. Dhe normalisht shpresoj dhe besoj, nisur edhe nga ajo pikëpamje juridike që kam, që organi i prokurorisë duhet tanimë të paraqesë kërkesë të re sepse është rënduar pozita...

Absolutisht. Është rënduar pozita procedurale e zotit Balluku në raport me pasuritë e fshehura, në raport me korrupsionin, dhe përfitimet të cilat sot dalin dhe rezultojnë nga hetimi i organit të prokurorisë janë pasojë e tenderave dhe e punëve publike të cilat janë dhënë në shkëmbim të marrjes së këtyre dy banesave.

Tani, në rastin konkret, të paktën nga informacionet dhe kontaktet që kam patur edhe me përfaqësues të Partisë Socialiste, teoria dhe skema e Edi Ramës ka qenë që ta çojë në gjendje të lirë deri në përfundimin e hetimeve, në mënyrë sa më të shpejtë, në mënyrë që gjykimi të bëhej me të njëjtën masë sigurimi që ishte deri në momentin aktual.

Por zhvillimi i hetimeve dhe i metodave proaktive që kanë dalë në këtë moment, dhe nxjerrja e disa provave të reja, që në rastin konkret shtojnë dhe një akuzë tjetër për korrupsion, për refuzim për deklaruar dhe pastrim të produkteve... çka minimumi vetëm në pastrimin e produkteve të veprës penale është 7 vjet, minimumi i veprës penale.

Dhe për këto veprat e tjera të korrupsionit po dihet tanimë që variojnë nga 4 deri në 8 vjet. Në pikëpamjen time edhe si ish-gjyqtar, besoj dhe shpresoj që organi i prokurorisë në tagrin e tij duhet patjetër që duke filluar që nga dita e nesërme, ose të paraqesë përpara gjykatës një kërkesë për vendosjen e një mase tjetër shtrënguese në rastin konkret, por duke i paraqitur edhe një kërkesë organit të Kuvendit në rastin konkret, që është organi legjitim për të marrë një masë sigurimi akoma më të rëndë ndaj zotit Balluku.

Pra është shtuar, Arbër Abazi, duke lidhur siç e thashë dhe unë në fillim aktin korruptiv me shpërblimin pastaj...

Po t'i referohesh njoftimit të SPAK-ut thuhet: 'dyshohet se ka kryer veprën penale'. Që do të thotë deri në momentin aktual është një sekuestro preventive. Por njoftimi i akuzës mund të ndodhë nga dita në ditë. Mund të ndodhë nesër, mund të ndodhë sot, mund të ndodhë...

Për mua, me marrjen e vendimit të sekuestros preventive, SPAK-u duhet të shkojë urgjent në njoftimin e akuzës.’, u shpreh deputeti Gjin Gjoni në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco