Teksa Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka lëshuar një tjetër njoftim, lidhur me hetimin ndaj ish zëvendëskryeministres Belinda Balluku, që pritet të ndikojë jo pak qeverinë dhe biznesin shqiptar, tanimë nuk bëhet fjalë për indicie të thjeshta, por për prova të kopsitura dhe të pakundërshtueshme që implikojnë emra tejet të njohur në vepra të rënda të korrupsionit dhe pastrimit të parave.
I ftuar në ‘Task Force’ në Syri Tv, kryeredaktori i Syri Tv, Romir Saraçi u shpreh se referuar të dhënave më të fundit nga dosja e SPAK, është faktuar akuza e korrupsionit pasiv për zëvendëskryeministren Belinda Balluku.
Tashmë theksoi Saraçi, pritet që fletëthirrjet për personat e përfshirë të kenë nisur tashmë, ndërsa institucioni i drejtësisë do të duhet t'i drejtohet urgjentisht Kuvendit për t'i hequr imunitetin Ballukut.
Në avancimin e veprave penale të korrupsionit pothuajse ka qenë inekzistente. Edhe për çfarë ndodhi kjo sot? Se SPAK-u nuk është se kjo provë i doli në ajër dhe e hodhi për opinion publik. Pra, SPAK-u i ka pasur ato prova, ka kopsitur të gjithë veprën penale, akuzën, dhe ka konkluduar. Sot SPAK me këtë njoftim tregon që për korrupsionin pasiv, të paktën për lotin shtatë, ka prova. Jo indicie, ka prova të siguruara. Provat, dhe bëri njoftimin publik që ne kemi siguruar provat që Belinda Balluku ka kryer korrupsionin pasiv, pronari i Alko Impex-it, ky Arbër Abazi, ka kryer korrupsionin aktiv dhe Igli Tare ka kryer si prestanome pastrimin e parave.
Dhe sot, një orë e më parë, SPAK besoj mund t'i ketë nisur dhe me këtë njoftim fletëthirrjet karshi personave të përfshirë për t'i njoftuar akuzën e korrupsionit. Tani, sepse debati politik dhe në opinion ka qenë që Belinda Balluku nuk ka pasur akuzë për korrupsion, dhe sot Belinda Balluku e ka akuzën për korrupsion të paktën nga njoftimi i SPAK-ut.
Më pas hyjnë procedurave juridike, dhe një orë e më parë SPAK duhet t'i drejtohet Kuvendit për të kërkuar imunitetin e Belinda Ballukut. Por unë sërish do ta shikoj me skepticizëm dhe në kuadër të vorbullës, sepse akuzat për Belinda Ballukun aty kanë qenë dhe kjo kërkesa e re edhe për korrupsionin do të ishte bërë që te vila e parë. Dhe qëndrojnë.
© SYRI.net
VIDEO/ SPAK i sekuestron vilën e dytë Ballukut, Tela: SPAK të shkojë në Parlament dhe të kërkojë atë që i takon
'Edhe sa vila të padeklaruara duhet t’i zbulohen Ballukut,' Bardhi: Pse SPAK nuk i drejtohet Kuvendit për heqjen e imunitetit?
VIDEO/ Gjoni: Pozita e Belinda Ballukut është rënduar, SPAK duhet të njoftojë urgjent akuzën ndaj saj