Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në jug të Zvicrës, ku ka shpërthyer një hidrocentral i vjetër, duke lënë të vdekur dy persona. Ngjarja ndodhi pas një zjarri në një fabrikë në fshatin Piotta, ku dy punëtorët ndodheshin në vendin e punës.
Të dy pësuan lëndime të rënda dhe më vonë humbën jetën nga plagët e marra, bëri të ditur policia e kantonit Ticino. Njëri prej viktimave ishte një shtetas zviceran, 55 vjeç, ndërsa identiteti i punëtorit të dytë nuk është identifikuar ende.
Incidenti shkaktoi gjithashtu dëme të shumta në ndërtesë, ndërsa shkaqet dhe rrethanat e sakta të ngjarjes janë ende nën hetim. Prokurorët e shtetit kanë nisur një hetim për të zbardhur shkaqet e incidentit fatal.
Hidrocentrali është në pronësi të operatorit hekurudhor zviceran SBB. Në objektin rreth 100-vjeçar aktualisht po zhvillohen punime rikonstruksioni, në kuadër të një plani për rikonfigurimin e termocentralit.
