'Edhe sa vila të padeklaruara duhet t’i zbulohen Ballukut?' Bardhi: Pse SPAK nuk i drejtohet Kuvendit për heqjen e imunitetit?

'Edhe sa vila të padeklaruara duhet t’i zbulohen Ballukut?' Bardhi: Pse SPAK nuk i drejtohet Kuvendit për heqjen e imunitetit?

18:37, 09/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

'Edhe sa vila të padeklaruara duhet t’i zbulohen Belinda Ballukut, në mënyrë që SPAK të sjellë në Kuvend kërkesën për heqjen e imunitetit për t’i hapur rrugë arrestimit të saj?' Kjo është pyetja që kreu i grupit parlamentar të PD-së bën pak pasi SPAK njoftoi se ka sekuestruar dhe një tjetër vilë që Balluku e kishte përfituar nga veprimet korruptive por që e kishte fshehur me emrin e prestanomes, Igli Tare.

Media ka raportuar se janë 300 vila të tilla, në çdo resort të ndërtuar në vend, shkruan Bardhi duke vijuar Do të duhet që të zbulohen të 300-a përpara se SPAK-u të zbatojë ligjin dhe të respektojë standardin e deklaruar dhe të zbatuar dhjetorin e kaluar nga vetë Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme?

Bashkë me këtë të sotmen, pozita penale e Belinda Ballukut është rënduar jo 1 herë, por 4 herë, me akuzat më të rënda penale që një zyrtar mund të ketë në lidhje me veprat e korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin.

Atëherë, pse nuk i drejtohet SPAK Kuvendit për heqjen e imunitetit?

"Peshorja e drejtësisë nuk duhet të anojë më nga interesi politik i Edi Ramës! Çdo ditë vonesë është përpjekje për të lehtësuar pozitën e Belinda Ballukut dhe për të mbrojtur korrupsionin e saj dhe të Edi Ramës" thekson Bardhi.

Reagimi i 

Edhe sa vila të padeklaruara duhet t’i zbulohen Belinda Ballukut, në mënyrë që SPAK të sjellë në Kuvend kërkesën për heqjen e imunitetit për t’i hapur rrugë arrestimit të saj?

Sot, pozita penale e Belinda Ballukut është rënduar përsëri. SPAK e ka marrë të pandehur edhe për 3 akuza të reja:

1. Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë.
2. Fshehje ose mosdeklarim të pasurisë.
3. Pastrim të produkteve të veprës penale, në rrethana cilësuese.

Të treja këto i shtohen akuzës së mëparshme:

4. Për shkelje të barazisë në tendera, që përfshin 8 procedura tenderimi.

Siç kisha paralajmëruar shumë muaj më parë, SPAK, më në fund, e gjeti edhe vilën e dytë dhe gjykata ka urdhëruar sekuestrimin e vilës në Palasë, të cilën Belinda Balluku ia ka marrë Arbër Abazit të Aeroportit të Vlorës dhe, njësoj si vilën nr.1, e ka vënë sërish në emrin e Igli Tares.

Media ka raportuar se janë 300 vila të tilla, në çdo resort të ndërtuar në vend. Do të duhet që të zbulohen të 300-a përpara se SPAK-u të zbatojë ligjin dhe të respektojë standardin e deklaruar dhe të zbatuar dhjetorin e kaluar nga vetë Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme? Zoti Braho ka deklaruar në Kuvend se, “kur rëndohet pozita penale e një të pandehuri, duhet të rëndohet edhe masa e sigurimit ndaj tij.”

Bashkë me këtë të sotmen, pozita penale e Belinda Ballukut është rënduar jo 1 herë, por 4 herë, me akuzat më të rënda penale që një zyrtar mund të ketë në lidhje me veprat e korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin.

Atëherë, pse nuk i drejtohet SPAK Kuvendit për heqjen e imunitetit?

Peshorja e drejtësisë nuk duhet të anojë më nga interesi politik i Edi Ramës! Çdo ditë vonesë është përpjekje për të lehtësuar pozitën e Belinda Ballukut dhe për të mbrojtur korrupsionin e saj dhe të Edi Ramës

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco