SYRI TV/ Ermal Nufi i ikën si ‘raketë’ pyetjeve të Syri Tv për audiopërgjimin

14:25, 09/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetarja e Syri Tv, Ambrozia Meta, sot tentoi të merrte një reagim nga Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, lidhur me audiopërgjimin e Ron Yefet, të publikuar nga ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, që flet për përfshirjen e qeverisë shqiptare në trafik ndërkombëtar armësh.

Nufi iku me vrap, duke mos dhënë sqarime. Në audiopërgjimin e publikuar nga Yefet, Ermal Nufi ekspozohet si kontakt i tij në qeveri për të avancuar projektet e KAYO. Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj i ka cilësuar si rrëfim penal deklarimet e Ermal Nufit në Parlament për transportin e armëve nga Shqipëria në zonat e konfliktit.

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, emri i të cilit u denoncua nga ish-zv.kryeministri, Arben Ahmetaj, si kontakti i Ron Yefet dhe zbatuesi i porosive të tij në qeverinë Rama, këtë të mërkurë refuzoi të jepte sqarime për akuzat e Arben Ahmetajt, i cili në emisionin “Çim Peka Live” në Syri Tv publikoi audiopërgjime ku sipërmarrësi Ron Yefet fliste për tregti armësh nga Shqipëria.

Gazetarja e Syri Tv, Ambrozia Meta, tentoi të merrte një reagim nga Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në nisje të takimit që Rama zhvilloi me drejtuesit e qarqeve, por Ministri harroi praninë e gazetarëve dhe pasqyrën që kanë në themel transparencën dhe iku me vrap për t’u shpëtuar pyetjeve.

Është vetë Ron Yefet që në audiopërgjim e ekspozon Ermal Nufin, që në atë kohë mbante postin e zv.sekretarit të përgjithshëm, si kontaktin e tij në qeveri për çdo punë.

Në audiopërgjimin e Ron Yefet diskutohet për blerje armësh në Sudan dhe më pas trafikun e tyre në zonat e konfliktit, teksa ka qenë më herët vetë Ministri Nufi që në Parlament ka konfirmuar kalimin e armëve nga Shqipëria.

Këto deklarata të Arben Ahmetajt, në një dalje të Task Forcës, i cilësoi si rrëfim penal.

Ndërkohë, mbetet për t’u parë nëse SPAK do të vihet në lëvizje lidhur me skandalin e audiopërgjimeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco