• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Protesta e 102-të kundër Ramës, qytetarët sërish në rrugë: Ju erdhi fundi!

by Lajm Lajm
September 9, 2026
in Aktualitet, Kryesore
Protesta e 102-të kundër Ramës, qytetarët sërish në rrugë: Ju erdhi fundi!
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Protesta kundër qeverisë së Edi Ramës hyn sot në ditën e 102-të, me qytetarët që pritet të mblidhen sërish në Sheshin “Skënderbej” dhe më pas të marshojnë drejt Kryeministrisë.

Prej më shumë se tre muajsh, tubimet vijojnë rregullisht në Tiranë, ndërsa ajo që nisi si një reagim ndaj zhvillimeve në Zvërnec është shndërruar në një protestë me kërkesa politike, në qendër të të cilave është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Protestuesit kanë dalë në rrugë me flamuj kuqezi dhe pankarta, duke kërkuar ndryshim politik. Në tubime janë parë qytetarë të grupmoshave dhe profesioneve të ndryshme, nga të rinjtë dhe studentët te pensionistët, aktivistët dhe profesionistët.

Në fokus të protestave janë pesë kërkesa, mes të cilave dorëheqja e Edi Ramës, krijimi i një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese.

Marshimet kanë vijuar përgjatë akseve kryesore të kryeqytetit, ndërsa protestuesit kanë ndaluar edhe pranë institucioneve të rëndësishme, përfshirë Kuvendin, ku kanë adresuar mesazhe dhe thirrje ndaj deputetëve.

Gjatë 101 protestave të mëparshme, nuk kanë munguar as thirrjet kundër qeverisë dhe mazhorancës. Ndër sloganet e përsëritura janë: “Rama, jep dorëheqjen”, “Edi Rama, o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj pazar”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria kërkon revolucion” dhe “Ju erdhi fundi”.

Protesta e sotme pritet të vijojë me të njëjtin itinerar, nga Sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, ndërsa qytetarët do të përsërisin kërkesat e tyre për ndryshim dhe largimin e qeverisë Rama.

Tags: Protestëqytetarë
Previous Post

Flakët pushtojnë Finiqin/ Në rrezik banesat, digjet sipërfaqe me pemë

Lajm Lajm

Lajm Lajm

TË FUNDIT

Protesta e 102-të kundër Ramës, qytetarët sërish në rrugë: Ju erdhi fundi!

Protesta e 102-të kundër Ramës, qytetarët sërish në rrugë: Ju erdhi fundi!

September 9, 2026
Flakët pushtojnë Finiqin/ Në rrezik banesat, digjet sipërfaqe me pemë

Flakët pushtojnë Finiqin/ Në rrezik banesat, digjet sipërfaqe me pemë

September 9, 2026
SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi Abazin, financoi vilën në Palasë

SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi Abazin, financoi vilën në Palasë

September 9, 2026
Tenderi 50 mln euro për mirëmbajtjen/ Akset e Veriut “kapin” 99% të fondit limit

Tenderi 50 mln euro për mirëmbajtjen/ Akset e Veriut “kapin” 99% të fondit limit

September 9, 2026
Arben Muçobega privatizon Llamanin! Pas resortit në kodër, qeveria i zbardh lejen për hotelin buzë Jonit

Arben Muçobega privatizon Llamanin! Pas resortit në kodër, qeveria i zbardh lejen për hotelin buzë Jonit

September 9, 2026
Ahmetaj: Rama iu ka falur 2.1 mln metra katrorë klientëve me ligjin e investimeve strategjike

Përmbyset automjeti te “Unaza” në Sauk

Përmbyset automjeti te “Unaza” në Sauk

September 9, 2026
Përdorni fritezën me ajër? Këto 7 gabime mund t’ju rrezikojnë shëndetin

Përdorni fritezën me ajër? Këto 7 gabime mund t’ju rrezikojnë shëndetin

September 9, 2026
Trump me ‘dorë të hekurt’, sanksione të reja ndaj Kubës

Trump me ‘dorë të hekurt’, sanksione të reja ndaj Kubës

September 9, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • EMRAT/ Goditet rrjeti i drogës në Sarandë, 20 të arrestuar. Sekuestrohen kokainë, kanabis dhe armë

    EMRAT/ Goditet rrjeti i drogës në Sarandë, 20 të arrestuar. Sekuestrohen kokainë, kanabis dhe armë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zjarr masiv në Fier/ Flakët përpijnë me shpejtësi pyllin e Çërrilës

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Lëkundje tërmeti në Pogradec

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL