Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Rama nxjerr VIDEON humoristike, na prezanton me Altinin nga Peza, pesë breza socialist: Tatuazhet tregojnë se ky është ambientalist

Shkruar nga Newsbomb
Rama nxjerr VIDEON humoristike, na prezanton me Altinin nga Peza, pesë
Edi Rama me Altinin nga Peza

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një video humoristike gjatë të cilës kreu i qeverisë shqiptare shfaqet krah kameramanit Altin për të cilin thotë se është prej pesë brezash një socialist, pas mbylljes së një interviste me në fokus ambientin.

Me nota humori Altini i përgjigjet Ramës duke i thënë se është socialist i flaktë me origjinë nga Peza e Madhe. Në këtë moment, kryeministri e ndalon dhe i thotë me humor: Ti qenke komunist fare.

Pasi i hodhi një vështrim Altinit, krahu i të cilit është i mbushur me tatuazhe, Rama me nota humori shton: Por tatuazhet tregojnë qartë që ky nuk është as socialist, as komunist. Ky është ambientalist.

Ndërsa, videoja e dyshes përmbyllet me fjalën e kryeministrit i cili zbulon se nuk ka shumë minuta që ka dalë nga një intervistë, fokusi i të cilës ka qenë ambienti dhe mjedisi. Referuar veshjes së tij, mendohet që Rama këtu i referohet intervistës së dhënë për gazetaren Rudina Xhunga, ku kreu i qeverisë shqiptare u ka dhënë përgjigje 300 pyetjeve. Megjithatë ky detaj mbetet për t’u parë në vijim, kur të publikohet intervista e plotë.

Pjesë nga biseda mes Ramës dhe kameramanit:

Edi Rama: Jemi këtu me Altinin, më tha hajde bëjmë një foto pastaj e kalojmë në video sepse është pesë breza socialist thotë.

Altini: Nga Peza, Peza e madhe madje.

Rama: Nëse je nga Peza pastaj kalon në komunist fare. Por tatuazhet tregojnë qartë që ky nuk është as socialist, as komunist. Ky është ambientalist. Kështu saqë kemi mbaruar një intervistë pikërisht për ambientin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese