Socialisti Valter Haliti i ftuar në emisionin "Studio live" në Report TV, gjatë një interviste foli në lidhje me tensionet e krijuara në protestën e djeshme mes qytetarëve dhe deputetëve.
Ai u ndal te incidenti i ndodhur me deputeten Iris Luarasi. Haliti u quajti protestuesen Arvina Lleshi "fashiste histerike" dhe si një person me shumë mungesa.
Valter Haliti u shpreh se është normale të protestosh, por jo të kërcënosh apo të pengosh të tjerët të shkojnë në punë.
“Protesta, edhe nuk e kundërshtojmë protestën. Por liria jote mbaron aty ku fillon imja. Është ligj ajo. Ajo vajza duket si fashiste histerike. Nuk e di çfarë mungesash mund të ketë në jetë e shkreta, uroj t’i plotësohen. Një zonjë nuk mund t’i drejtohet një zonje me atë gjuhë. Këta 35 vite ia faturojnë Irisit apo kujtdo tjetër. S’mund t’i flasësh ashtu, ta kërcënosh. Jemi shtet demokratik, hajde kapim armët dhe kthehemi në ’97-ën, në kohën e Saliut. Këtu vuajnë kush e kush të bëhet i pari viktimë. Jam dakord, ka 1001 arsye për të protestuar, për t’i thënë qeverisë të ndryshojë kursin, por kurrsesi të privojmë liritë dhe të drejtat e tjetrit. Kush je ti që më pengon të shkoj në punë?”, tha Valteri.
