AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Akuzat për korrupsion, SPAK zbulon vilën e dytë të Ballukut

Prokuroria e Posaçme thotë se ka zbuluar një vilë të dytë në resortin turistik Green Coast në pronësinë faktike të Ballukut, të cilën ajo akuzohet se e ka përfituar si ryshfet

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
17 seconds më parë
në Artikull kryesor, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Belinda Balluku dhe kryeministri Rama. Foto: Facebook/Belinda Balluku.

Prokuroria e Posaçme, SPAK njoftoi të mërkurën më 9 shtator zbulimin e fakteve penale të reja në ngarkim të ish-zv.kryeministres dhe ish- ministres së Energjisë dhe Infrastruktrës, Belinda Balluku një lidhje me hetimet për shkelje të barazisë në tendera në disa procedura tenderimi, për korrupsion e pastrim parash.

Sipas SPAK, nga hetimet ka rezultuar se Balluku ka fshehur një tjetër vilë të dytë në emër të ish-futbollistit të njohur të Kombëtares Shqiptare dhe ish-drejtor i Lazios e Milanit në Itali, Igli Tares. Po ashtu, ka rezultuar se një pjesë e punimeve janë realizuar nga një ndërtues, i cili është favorizuar dhe shpallur fitues në një tender, për një prej loteve të Unazës së Jashtme të Tiranës.

Sipas SPAK, nga aktet e administruara kanë rezultuar prova për veprime të kundraligjshme të të pandehurës Belinda Balluku në lidhje me procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7”, me fond limit 2 miliardë e 353.5 milionë lekë, pa tvsh.

“…Rezulton se e pandehura Belinda Balluku, në cilësinë e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, në bashkëpunim me titullarin e autoritetit kontraktor, shtetasin Evis Berberi, anëtarët e njësisë së prokurimit, shtetasit Miranda Shkurti, Dhurata Lazaj dhe Nikollaq Mihali, anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, shtetasit  Arbër Troka, Gëzim Noni dhe Arlinda Gordani, kanë krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për operatorin ekonomikë fitues të kësaj procedure prokurimit, bashkimin e operatorëve ekonomikë ‘Alko-Impex General Construcion’ dhe ‘2T’ sh.p.k, duke vepruar në kundërshtim me ligjin”, citohet në njoftim, ku nënvizohet se përveç legjislacionit për “Për prokurimin publik”, është vepruar edhe në kundërshtim me ligjin “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar.

Në vijim, SPAK sqaron se ish-zv.kryeministrja Balluku ka në pronësi faktike një vilë në kompleksin “Green Coast”, Palasë, Himarë, e cila ka rezultuar se është një pasuri e fshehur e saj. Për të fshehur këtë pasuri të padeklaruar, ajo ka përfdorur ish-futbollistin e njohur Igli Tare, duke kryer veprime fiktive nëpërmjet një kontrate sipëmarrjeje në tetor të 2020-ës, në shumën 250 mijë euro, vlerë që përfshinte investimin deri në ndërtimin e pasurisë në fazën e karabinasë.

Ndërsa investimet e mëvonshme në këtë objekt, janë marrë përsipër dhe janë realizuar nga Arfbër Abazi, pronar i shoqërisë “Alko Impex General Construction”, pjesë përbërëse e bashkimit të operatorëve ekonomikë të shpallur fitues në tenderin e lotit 7 të Unazës së JAshtme Tiranë. Në preventivin e punimeve të marra përsipër nga ana e Abazit, vlera e investimit ishte parashikuar nga 288 mijë euro deri në 410 mijë euro.

“E pandehura Belinda Balluku, për shkak të funksionit, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, në këmbim të favorizimit të shoqërisë ‘Alko Impex General Construction’, në procedurën e prokurimit të sipërpërmendur, ka kërkuar dhe marrë nga shtetasi Arbër Abazi, vlerën e përfitimit të parregullt, në formën e investimeve/punimeve në objektin ‘Vila familjare 2F nr.188/1, Nukli 27, e ndërtuar në kompleksin ‘Green Coast’, Palasë, Himarë”, velrëson SPAK.

Ndërkohë, për fshehjen e këtij përfitimi të paligjhshëm përmes korrupsionit, Balluku akuzohet se ka përdorur Taren, duke kryer veprime fiktive të mëtejshme në lidhje me krijimin e dokumentacionit të pronësisë, për regjistrimin e kësaj prone në emër të ish-futbollistit.

SPAK vlerëson se Balluku, për shkak të detyrës si ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, ka pasur detyrimin ligjor për deklarim të kësaj pasurie, por nuk e ka bërë një gjë të tillë me qëllim për ta fshehur.

Lidjhur me këto rrethana, SPAK çmon se Balluku dyshohet të ketë kryer korrupsion pasiv, mosdeklarim e fshehje pasurie, si dhe pastrim parash të kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë. Ndërtuesi Arbër Abazi dhe shoqëria e zotëruar prej tij dyshohen për korrupsion aktiv, ndërsa ish-futbollisti Igli Rate për pastrim parash, në bashkëpunim dhe më shumë se një herë.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka pranuar kërkesën e SPAK për sekuestrimin e vilës në Green Coast, me sipërfaqe totale 478 m2, prej të cilave 478 m2 truall dhe 142.6 m2 ndërtesë.

Në muajin qershor, SPAK njoftoi se Balluku ka përfituar një vilë me vlerë 145 mijë euro në Dhërmi nga shoqëria “Eurocol”, në këmbim të favorizimit të kësaj kompanie në një tender – të fshehur nëpërmjet një skeme të dyshuar pastrimi parash ku ka qenë i përfshirë po ish-futbollisti, Igli Tare.

Balluku është nën hetim edhe për shkelje të barazisë në tendera, në bashkëpunim të kryer tetë herë, konkretisht për procedurën e prokurimit të Tunelit të Llogarasë; punimet në Sheshin Shqiponja; ndëertimin e segmenteve rrugore “Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri, Loti 2”, “Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri- Shkozë, Urat mbi lumin Tirana”, “Ndërtimi i Unazës sëJashtme Tiranë, Loti 4”, “Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 5”, “Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 6”, “Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7”.

Belinda Balluku: Aleatja besnike e kryeministrit Rama në qendër të stuhisë politike

Akuzat për korrupsion, SPAK zbulon vilën e dytë të Ballukut

20:20 | 09/09/2026
Dialogu Kosovë-Serbi: Një test për ambiciet gjeopolitike të BE-së

Letër nga Brukseli: Glorifikimi i Mlladiçit vë në provë qëndrimin e BE-së ndaj Vuçiçit

17:41 | 09/09/2026
Përfundon mandati i drejtueses së BKH, Aida Hajnaj

KLP arrin kuorumin, por jo zgjidhjen për garën e Prokurorit të Përgjithshëm

15:53 | 09/09/2026
cover desposable russia ip

Kompanitë fasadë të IP-ve në Serbi e Mal të Zi fshehin gjurmët e ndërhyrjeve kibernetike ruse

12:19 | 09/09/2026
alihondavlat antalya 7572191 scaled

Bumi turistik i Turqisë nën presionin e fitimeve në rënie

11:05 | 09/09/2026
roland lleshi copyright

Ambientalistët i kërkojnë Kuvendit të zhbëjë ndryshimet në ligjin për Zonat e Mbrojtura

10:36 | 09/09/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.