Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

E pazakontë në Pogradec, pronari ndodhej pak metra më larg, hajduti i merr makinën me çelësa brenda dhe arratiset

Shkruar nga Newsbomb
E pazakontë në Pogradec, pronari ndodhej pak metra më larg,
Foto ilustruese

Një automjet është vjedhur këtë të mërkurë në qytetin e Pogradecit, në lagjen nr. 1, pasi autori ka konstatuar se automjeti kishte çelësat brenda, ndërsa pronari ndodhej pak metra më tutje.

Sipas informacioneve paraprake, shtetasi Aurel Hamolli ka marrë automjetin dhe është larguar me të. Por pas marrjes së informacionit për ngjarjen, shërbimet e policisë kanë ndërhyrë menjëherë, duke bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit pak minuta më vonë.

Hamolli është shoqëruar në ambientet e komisariatit, ku më pas është bërë edhe arrestimi i tij. Ndërkohë, vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese