Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Erion Braçe për deklaratën e Ahmetajt: Duhet të kallëzojë vetë në SPAK, asnjë mbrojtje nga PS për ata që kanë akuzë penale

Shkruar nga Newsbomb
Erion Braçe për deklaratën e Ahmetajt: Duhet të
Erion Braçe

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar gjatë një interviste për Euronews Albania në lidhje me deklaratën e ish zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, i cili foli për trafik armësh, duke thënë se ai vetë duhet të bëjë kallëzimin në SPAK.

Braçe theksoi se pavarësisht statusit, kallëzimi duhet të bëhet dhe SPAK mund të nisë hetimet, ndërsa shtoi se kështu funksionon shteti ligjor, ku secili bën detyrën e vet.

“Unë mendoj se qëndrimin e parë duhet ta mbajë zotëria, duhet të kallëzojë. Pavarësisht statusit në të cilin ndodhet, duhet ta kallëzojë në SPAK. Me ç’dëgjova SPAK mund të fillojë një hetim në lidhje me çështjen, dhe unë mendoj se kështu duhet të funksionojë shteti, SPAK është në detyrën e vet, ashtu siç duhet të jetë edhe gjykata. Secili bën detyrën e vet, ne qeverisim ata hetojnë”, tha Braçe.

Ai nënvizoi se Partia Socialiste nuk ofron mbrojtje për asnjë person që ka akuzë penale, dhe mbrojtja e vetme mbetet avokati.

“Për çështje të caktuara, veçanërisht abuzimeve kur këto janë të niveleve të larta, duhet të hetohen në liri të plotë dhe ne e kemi një qëndrim shumë të qartë që për cilindo që ka një akuzë penale në kurriz Partia Socialiste nuk ofron mbrojtje, mbrojtja e tij mund të jetë vetëm avokati i tij dhe kaq. Natyrisht Gjykata duhet të verifikojë çdo akuzë të ngritur apo veprim të kryer në funksion të hetimeve nga SPAK-u”, u shpreh deputeti.

Duke folur për situatën e krijuar me Gjykatat, Braçe tha se ka një problem të rëndësishëm kushtetues dhe fajtorë janë disa aktorë, përfshirë edhe Kuvendin.

“Sa i takon situatës së krijuar me Gjykatat, atje kemi një problem shumë të rëndësishëm kushtetues. Natyrisht janë një seri aktorësh fajtorë, midis të cilëve edhe Kuvendi i Republikës së Shqipërisë. Nëse ka pasur një vendim të Gjykatës Kushtetuese edhe ai veprim e detyronte një vendim dhe një formalitet për pagat e sistemit të drejtësisë brenda datës 31 korrik, kjo duhej të kishte ndodhur brenda datës 31 korrik. Duhet të kuptohemi që vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë vetëm vendime të Gjykatës Kushtetuese dhe janë vetëm për t’u zbatuar”, përfundoi Erion Braçe.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese