Lajmi i fundit

LIVE/ 102 ditë protestë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

VIDEO/ Berisha në Teksas, eskortë policie në çdo lëvizje dhe takim

20:49, 09/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, prej disa ditësh ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është i ftuar në konventën e republikanëve që zhvillohet në Teksas.

Gjatë qëndrimit të tij në Teksas, Berisha është shoqëruar me eskortë policore në lëvizjet dhe takimet e tij.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë automjete dhe motorë të policisë që shoqërojnë eskortën e kryetarit të PD-së gjatë lëvizjeve në Teksas.

Eskorta shihet duke lëvizur në rrugët e qytetit, ndërsa automjetet e policisë qëndrojnë në krye dhe në pjesën e pasme të kolonës.

Berisha ndodhet në Teksas në kuadër të pjesëmarrjes në aktivitetet e republikanëve amerikanë, ku janë mbledhur figura të larta të politikës amerikane dhe përfaqësues të partive simotra nga vende të ndryshme.

Pamjet e eskortës policore janë shpërndarë në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendje për mënyrën e shoqërimit të liderit të opozitës shqiptare gjatë vizitës së tij në SHBA.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco