Lajmi i fundit

LIVE/ 102 ditë protestë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

‘Pse s’e arrestoni Edi Ramën? Protestuesja: Shiti Shqipërinë, Ahmetaj foli qartë!

20:50, 09/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në ditën e 102 të protestës, një protestuese pati një thirrje të veçantë ndaj SPAK-ut, teksa i kërkoi këtij të fundit të arrestojë kryeministrin Edi Rama,

Gjatë fjalës së saj përpara Kryeministrisë, qytetarja u shpreh se ish zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj renditi saktë akuzat ndaj Ramës dhe qeverisë së tij të korruptuar, dhe se SPAK duhet të veprojë.

Protestuesja nënvizoi se Rama ka shitur Shqipërinë, duke i bërë thirrje gjithashtu dhe presidentit amerikan Donald Trump, që të ndihmojë në çlirimin e popullit shqiptar.

I bëj thirrje SPAK-ut, pse nuk e arrestoni Edi Ramën? Arben Ahmetaj foli qartë, që këta e kanë shitur Shqipërinë. Vetëm unë kam qëndruar në Shqipëri nga motrat e mia se të tjerat kanë ikur jashtë vendit, sepse këtu janë arratisur të gjithë. Unë kam qenë dhe do jem në Shqipëri, sepse tokat e mia do i mbroj me gjak.

Zoti Trump, hajde arrestoje Edi Ramën, që ta shpëtosh Shqipërinë. Bëj që populli shqiptar të ketë dinjitet. Ndihmoje popullin shqiptar që ta heqim këtë Palloshin e gjatë. Çliroje popullin shqiptar zoti Trump.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco