Një incident i ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit në dhomat e izolimit të Komisariatit të Policisë së Sarandës ka shkaktuar tension mes efektivëve dhe personave të ndaluar.
Ngjarja ndodhi rreth orës 01:30, kur një 22-vjeçar i arrestuar, me inicialet D. S., shfaqi sjellje agresive dhe kundërshtoi efektivët e policisë. Situata u përshkallëzua brenda ambienteve të izolimit, ku i riu përplasi disa karrige dhe sende që ndodheshin aty.
Për disa momente situata doli jashtë kontrollit, ndërsa në qetësimin e 22-vjeçarit ndërhynë edhe të ndaluarit e tjerë që ndodheshin në dhomat e izolimit. Më pas, me ndërhyrjen e policisë, situata u vu nën kontroll.
Pas incidentit, 22-vjeçari është marrë me ambulancë dhe i është dhënë trajtimi i nevojshëm qetësues.
Ndryshe nga versioni i raportuar më herët, ku pretendohej se të ndaluarit kishin qëndruar 24 orë pa ushqim dhe se kishin marrë çelësat e efektivëve duke kërkuar bukë, një tjetër version i ngjarjes del nga të dhënat e siguruara nga Piranjat News.
Sipas burimeve brenda Komisariatit të Sarandës, agresiviteti i të riut lidhet me gjendjen e tij, pasi ai njihet si përdorues dhe trafikues i lëndëve narkotike dhe dyshohet se kishte nevojë për konsum. Në këtë gjendje, ai ka nisur të përplaste karrige dhe sende të tjera, duke shkaktuar tension në ambientet e izolimit.
D. S. është me banim në Tiranë, por qëndronte me qira në Sarandë gjatë sezonit veror. Ai u arrestua në kuadër të operacionit të koduar “Vjeshta” dhe rezulton të jetë arrestuar edhe dy herë të tjera në Tiranë.
Gjatë kontrollit në banesën me qira ku qëndronte në Sarandë, policia i gjeti dhe i sekuestroi një armë zjarri, pistoletë me mulli.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
9 Shtator21:05
Incidenti brenda policisë së Sarandës, policia reagon zyrtarisht: I arrestuari theu kamerën e sigurisë dhe...
Pas incidentit të regjistruar në ambientet e dhomave të ndalimit në Komisariatin e Policisë Sarandë, policia e Vlorës dha ver...
AKTUALITET
9 Shtator20:53
“Çmimet më shtrenjtë se në Europë”, protestuesja para Kryeministirsë: Bëjnë “hile” edhe te tarifat, na zhvasin edhe me ligj
Një protestuese, në protestën e 102-të para kryeministrisë, u ndal te çmimet, të cilat kanë shkuar në stratosfer&...
AKTUALITET
9 Shtator20:30
Skandali në “Conad”/ AKU alarmon për sallamin “Galbanetto”-n
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar konsumatorët për një alarm të sigurisë ushqimore lidhur me një lot të sallami...
AKTUALITET
9 Shtator20:09
Vodhi automjetin në Pogradec, hajduti e pëson brenda pak minutash
Një automjet është vjedhur pak minuta më parë në lagjen nr. 1 në Pogradec, ndërsa autori është arrestuar nga p...
AKTUALITET
9 Shtator20:04
Nis aksioni i protestuesve, mbajnë të bllokuar njërin krah të Unazës
Ka nisur menjëherë mbrëmjen e sotme në 9 shtator aksioni i protestuesve.
Tashmë aksioni është përqendruar tek bllokimi ...
AKTUALITET
9 Shtator19:52
Gazeta gjermane: Shqipëria është prodhuesi më i madh i kanabisit, mafia shqiptare po e shpërndan modelin në Evropë
Një plantacion i madh kanabisi i zbuluar në një pallat banimi të periudhës së ish-Gjermanisë Lindore ka çuar në b...
AKTUALITET
9 Shtator19:51
"Po shitet Shqipëria"/ Qytetarja: Kush është patriot, duhet të vijë këtu dhe të rrëzojë këtë pushtet kriminal
Protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre. Një qytetare gjatë një prono...
AKTUALITET
9 Shtator19:49
Prapaskenat e kontratës/ Avionët zjarrfikës që publikoi Rama ishin në trajnim
Dy avionët e angazhuar në gusht janë pjesë e kontratës për 3 avionë dhe përdoren për trajnimin e pilotëve e te...
AKTUALITET
9 Shtator19:30
Makiazh i ri masakrës së pronave! Rama shkrin Kadastrën dhe e kthen në ASHP
Në vend të zgjidhjes përfundimtare të kaosit shumëvjeçar me pronat, qeveria po përgatit thjesht një tjetër &ldq...
AKTUALITET
9 Shtator19:14
Shqiptarin e lidhën, e qëlluan dhe e hodhën në lumë/ Hetuesit: Pronari i makinës nuk denoncoi vjedhjen
Detaje të reja dalin nga hetimet për vrasjen e 35-vjeçarit shqiptar, Ferdinant Hoti, trupi i të cilit u gjet brenda një automjeti t&e...